Çështja “Doshi”/ Reagon PKD: Akuzat ndaj Mark Frrokut të papranueshme, mbështesim qeverinë

Publikuar tek: politike, më 18:46 11-03-2015 Çështja “Doshi”/ Reagon PKD: Akuzat ndaj Mark Frrokut të papranueshme, mbështesim qeverinë

Partia Kristian Demokrate ka reaguar në lidhje me akuzat ndaj deputetit Mark Frroku duke i quajtur ato të papranueshme duke u distancuar nga çdo skenar që mban peng të ardhmen europiane të vendit.

“Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë po ndjek me vëmendje zhvillimet politike në vend pas akuzave të deputeti socialist Tom Doshi. Ne çmojmë aktin e kryetarit të PKD-së, z. Mark Frroku për t’iu përgjigjur pozitivisht thirrjes së Prokurorisë, e cila po heton rreth skenarëve për vrasjen e dy deputetëve. Vlerësojmë reagimin e krerëve më të lartë të politikës shqiptare, të cilët, si asnjëherë tjetër, u vunë në dispozicion të drejtësisë për të sqaruar rrethanat e ngjarjeve. PKD distancohet nga çdo skenar që tenton të mbajë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ne i konsiderojmë të papranueshme akuzat politike që bëhen në adresë të Partisë Kristian Demokrate dhe të kryetarit të saj, z. Mark Frroku, duke i cilësuar si pjesë e konjukturave të pamoralshme për të ulur peshën e subjektit tonë para zgjedhjeve vendore. Partia Kristian Demokrate, si forcë politike parlamentare, është pjesë e mazhorancës qeverisëse, në mbështetje të qeverisë, për realizimin e reformave dhe integrimin e vendit. Me këtë rast, i bëjmë thirrje të gjitha strukturave drejtuese, anëtarësisë dhe mbështetësve të alternativës kristian-demokrate në të gjithë vendin që të mobilizohen, si asnjëherë tjetër, për të arritur objektivat tona me 21 qershor 2015, duke shumëfishuar sukseset që morëm në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013”, thuhet në reagimin e Partisë Kristian Demokrate.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jep dorëheqjen Zv/ministri i Mbrojtjes Dritan Hila
Ligji i ri për shërbimin diplomatik, sërish përplasje Dade-Bushati »
Article Logic
Execution time: 0.016939878463745
array(1) { ["section"]=> string(90) "ceshtja-doshi-reagon-pkd-akuzat-ndaj-mark-frrokut-te-papranueshme-mbeshtesim-qeverine-5591" }