Çështja "Doshi”, zbardhet dëshmia e plotë e kryeministrit Rama në Prokurori

Publikuar tek: politike, më 06:33 21-07-2015 Çështja

Zbardhet dëshmia e kryeministrit Edi Rama për akuzat e ngritura nga Tom Doshi se një atentat kriminal ishte ngritur ndaj tij.

Kryeministri Rama u thirr më 6 mars të këtij viti në Prokurori për të dhënë dëshminë e tij si person që kishte dijeni për deklarata e deputetit Tom Doshi, i cili pretendonte se ndaj tij dhe deputetit të opozitës, Mhill Fufi, ishte ngritur një antenat mafioz me qëllim eliminimin e tyre.

Sipas kësaj dëshmie, Edi Rama rrëfen para prokurorëve Andan Xholi dhe Blerim Tominaj versionin e tij për ngjarjen, ndërkohë që prokurorët i cituan edhe Kodin Penal që nëse jepte deklarime të rreme, ai mund të dënohej me 1 vit burg.

Sipas materialeve të publikuara, Rama ka pranuar se ka zhvilluar një ballafaqim me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe deputetin Tom Doshi, në lokalin pranë rezidencës qeveritare në Durrës, shkruan “Droni”.

Pyetje – Përgjigjet

Jeni thirrur sot për të dhënë shpjegime në lidhje me procedimin penal Nr. 63 të vitit 2015, regjistruar kryesisht pranë zyrës sonë për veprën penale “Vrasje të funksionarëve publike” e mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 79/a dhe 22 i Kodit Penal, referuar deklarimeve të dhëna nga ana e shtetasit Tom Doshi para mediave audio-vizive dhe në rrjete sociale në datë 02.03. 2015. A mund të na jepni shpjegime rreth deklaratave të bëra prej tij në media dhe rrjete sociale ku përmendet dhe emri juaj, i cili pretendon se ju ka informuar për këtë ngjarje?

Në lidhje me çështjen dua të them se jam vënë në dijeni për të në periudhën e fund muajit Gusht dhe fillim muajit Shtator të vitit 2014. Kam qenë në Durrës në rezidencën qeveritare, ku deputeti Tom Doshi i shqetësuar më ka thënë se donin ta vrisnin dhe se ishte një komplot i organizuar nga disa njerëz që u mblidhnin te një lokal në bllok dhe më ka përmendur një person te quajtur Toni gjithashtu më përmendi Agron Kuliçajn , Eugen Beçin dhe Agim Ramën. Tom Doshi më tha se persona mblidheshin bashkë te ky lokal dhe se vrasjen do ja bënin me eksploziv. Toma më tha se personi që do bënte vrasjen kishte shkuar dhe ja kishte thënë vetë Tomës. Unë e pyeta “perse erdhi ta tha ty” dhe ai u përgjigj “sepse në momentin që duhej të aktivizonte eksplozivin , vrasësit të penduar i erdhi keq pasi kishte dëgjuar shume për mua dhe mendoj se përse duhet ta bënte këtë gjë këtij njeriu”. Unë e pyeta “po kur ka ndodhu kjo gjë” dhe ai më tha “unë kisha kohë që dëgjoja se po gatuhej diçka kundër meje derisa ky me erdhi vete”. Unë e pyeta se kush ja kishte thënë për herë të parë që po gatuhej kjo gjë dhe Toma më tha se i kishte thënë Mark Frroku. Toma gjithashtu më tha se kishte bërë investigimin e vetë pasi i kishte thënë Mark Frroku këtë gjë. Unë i kam thënë Tomës se duhet të fliste me Prokurorin e Përgjithshëm, dhe ai më tha se kishte folur me Prokurorin por edhe Prokurori i Përgjithshëm është pjesë e kësaj loje. Toma më tregoi një histori me një ngjarje ku kishte ndodhur një plagosje dhe si rezultat i kësaj ngjarje nga personat e përfshirë, përkatësisht nga Eugen Beçi, ishte dekonspiruar biseda e Tomës me Prokurorin e Përgjithshëm pasi sipas Tomës, Prokurori i Përgjithshëm i kishte dërguar fjalë Eugenit se të bënin kujdes pasi Toma e kishte marrë vesh që donin ti bënin diçka. Prandaj më tha, se kjo punë duhet të filloj nga Prokurori i Përgjithshëm, unë e pyeta se ç’deshte të thoshte dhe ai më tha “ta plasim dhe ta heqim Prokurorin e Përgjithshëm ne Parlament”. Tek kjo fjali e Tomës i thashë “te lutem mos te shkojmë ne këtë vijë pasi nuk mund të nisem unë nga një ordiner qe te thotë ty se paska marre leke për te te vrarë dhe unë te filloj luftën me Prokurorin e Përgjithshëm”. Ndërkohë u shqetësova nga ky fakt sepse natyrshëm, personat që përmendeshin të çonin logjikisht tek prapavija politike e Sali Berishës. I thashë Tomës të thërrisnim Ministrin e Brendshëm, por ai më tha që nuk kishte besim tek ai. I thashë që nuk dija rrugë tjetër për të trajtuar këtë gjë pa Ministrin e Brendshëm. Kam telefonuar Ministrin e Brendshëm dhe i kam thënë që dëgjova një histori të çuditshme nga Toma dhe Ministri më tha “se duhet te ishin nga ato muhabetet e Tomës”. Më pas , të nesërmen, kam takuar Prokurorin e Përgjithshëm në zyrën time dhe ja kam treguar gjithë çfarë më tha Toma . Prokurori Përgjithshëm buzëqeshi dhe tha se ishte absurde dhe nuk e kishte dëgjuar më parë për këtë fakt. Prokurori më tregoi se i kishte thënë Tomes, që nëse donte mund të bënte një kallëzim, pasi ishte e vetmja mënyrë për ta ndjekur këtë çështje. Biseda që pata me Prokurorin më lehtësoi sepse isha i shqetësuar realisht, por nga ana tjetër kisha përsëri merakun që të kuptoja më shumë se ç’ndodhte në këtë histori. Gjatë këtyre ditëve që kam qenë te rezidenca qeveritare në Durrës, ka ardhur Toma tek unë dhe më ka thënë “kam njeriun këtu tek shtëpia ime”. I thashë “te lutem mua mos me ngatërro me njerëz te asaj kategorie dhe ne qofte se do suport nga unë ka vetëm një rruge, te përfshihet Ministri i Brendshëm dhe kjo të ndiqet në rrugë ligjore”. Aty kam thirrur unë Ministrin e Brendshëm, kemi rifolur për këtë histori dhe aty i është shpjeguar në detaje Tomës se si mund të vihej ligjërisht në dispozicion të zbardhjes së çështjes ky personi që Toma kishte në shtëpi. Toma kërkoi që Ministri i Brendshëm t”ja komunikonte personit këtë gjë dhe unë i thashë që këtë Ministri i Brendshëm mund ta bënte nëse Toma merrte personin dhe e çonte tek institucioni policisë. Toma kërkoi që Ministri ta takonte aty për aty personin që ta bindte dhe ti jepte besim për të ardhur në polici. E kam porositur ministrin që të kishte një kontakt sa më të shkurtër me atë person dhe pastaj ngjarja ka vijuar ashtu siç e ka përshkruar Ministri në deklaratat e tij.

A keni komunikuar me Ministrin e Brendshëm në lidhje me personin që pretendohej nga Tom Doshi për te kryer këtë ngjarje?

Ministri më pati thënë, se nuk kishte shans që kjo të ishte e vërtetë dhe më tregoi se ç’përfaqësonte personi që mbante Toma dhe më shpjegoi se ai kish precedentë penalë.

Keni organizuar ndonjë takim me Ministrin e Brendshëm Tom Doshin dhe Kryetarin e Kuvendit lidhur me këtë ngjarje?

Toma ka përmendur edhe kryetarin e kuvendit , që sipas tij i kishte dalë emri nga Agim Rama i cili ja kishte thënë Ton Qerosit (Fatjon Skënderi) dhe më pas Toni ja kishte thënë personit që mbante Toma. Për këtë gjë unë i thashë se mua më dukej film fare kjo punë, por nga ana tjetër duke e parë Tomën shumë të sikletosuar dhe nën ndikimin e idesë që këta njerëz ishin përfshirë i kam thënë që shiko se duket si një intrigë për të krijuar përplasje dhe për të fshehur se ku i ka rrënjët në fakt kjo porosi. Toma këtë ja ka thënë edhe vetë kryetarit të kuvendit, Ilir Metës. Unë , Iliri , Saimiri dhe Toma jemi takuar në Durrës te lokali i rezidencës qeveritare . Për hir të të vërtetës , Kryetari i Parlamentit ishte shumë i shqetësuar pasi njësoj si unë mendonte që kjo ishte një intrigë dhe të them të drejtën as unë as Kryetari nuk dyshuam që kjo ishte e vërtetë por që këtë akt ata që po e organizonin donin ta shfrytëzonin për të godit mazhorancën , duke ngarkuar me përgjegjësi Kryetarin e Kuvendit. Ndërkohë nga Toma ka dalë se donin të vrisnin edhe deputetin Mhill Fufin. Gjë për të cilën Ministri i Brendshëm ishte terësisht i ftohtë në gjithë këtë histori, gjë që në ato momente krijonte një dyzim shumë të forte dhe ideja e përfshirjes së Mhill Fufit dukej sikur e rriste besueshmërinë e skenarit sepse lidhte Tomën dhe Mhillin me sebepin e hakmarrjes së Kryetarit të Kuvendit lidhur me të shkuarën. Pra Tomën do e vriste për tu hakmarrë për videon e Dritan Priftit kurse Mhillin për tu hakmarrë për vrasjen e një militanti të LSI në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 në Laç.

A keni patur ndonjë konflikt, debat, pakënaqësi, apo interes me deputetin Toin Doshi. Nëse po, cfarë lloj konflikti, në cfar periudhe ka filluar ky konflikt dhe a keni dijeni se është organizuar apo paguar ndonjë person për eliminimin e tij?

Unë kam pasur dhe kam marrëdhëniet normale me të. Që nga fillimi i muajit nëntor të 2014, unë nuk komunikoi me të pasi herën e fundit më ka thënë se do iki në USA. Unë i kam thënë  se kjo ishte e papranueshme dhe ty vetë të implikon në marrje dëshmie në rrugë të paligjshme për ti bërë shantazh Kryetarit të Kuvendit dhe qeverisë , prandaj duhet të jesh i përgatitur të përballesh me pasoja, pas këtij momenti nuk jam takuar dhe as kam komunikuar më me Tomën. Kam për të thënë se në momentet kur Torna ka pranuar që të vinte në takim Saimir Tahiri , në Durrës, ai më ka thënë se e kishte regjistruar me video thëniet e personit në lidhje me ngjarjen dhe më tha se e kishte bindur që ta regjistronte dhe kishin rënë dakord që të luante rolin sikur e kishte marrë peng personin që po regjistronte Toma më tha se i kishte ndenjur me armë te koka , pasi vetë personi kishte problemin që ata të tjerët do thoshin që i kishte shitur te Toma dhe do ta vrisnin. Toma më tha që këta janë njerëz me karakter dhe nuk mund të pranojnë që të rrëfehen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndryshoi burgun e të dënuarit, Naço urdhëron inspektimin e gjyqtarit
Rikonstruksioni i Kopshtit 29, Basha: Ndiqni modelin tim »
Article Logic
Execution time: 0.016108989715576
array(1) { ["section"]=> string(78) "ceshtja-doshi-zbardhet-deshmia-e-plote-e-kryeministrit-rama-ne-prokurori-16636" }