Çështja e detit, flet ish-ministri: Ja pse pala shqiptare kursen deklaratat

Publikuar tek: politike, më 21:30 13-06-2018 Çështja e detit, flet ish-ministri: Ja pse pala shqiptare kursen deklaratat Paskal Milo

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në News 24 komentoi  çështjen e kufirit detar me Greqinë, dhe u shpreh optimist në lidhje me negociatat. 

Paskal Milo u shpreh se përcaktimi i detajeve teknike është pjesa më e vështirë, pasi duhet arritur një marrëveshje e pranueshme nga të dyja palët.n Sakaq, në lidhje me qendrimin e palës shqiptare për këtë marrëveshje, ish-ministri shprehet se është i kufizuar për shkak të eksperiencave negative që kemi pasur më parë.

“Dhe derisa të lëmohet fraza dhe të përcaktohet qartë gjithçka, duhet punë. Lexova sot që ministri Kocias është shprehur se ‘nuk do shkoj me pushime pa u zgjidhur çështja me palën shqiptare’, këto tregojnë se ata janë optimistë se mund të arrihet marrëveshj. Pala shqiptare është pak e kursyer në deklarata, për shkak edhe të eksperiencës negative që kemi patur nga marrëveshja e parë. Rëndësi ka të arrihet një marrëveshje e mirë. Një marrëveshje e tillë mund të ndikojë edhe në hapjen e negociatave.”- u shpreh Milo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ministra dhe kryebashkiakë të përfshirë në krim e korrupsion, “bomba” e Salianjit: Do dalin skandale përvëluese për qeverinë
Nis plazhi, Klosi ka një njoftim të rëndësishëm: Fillon dezifenktimi për mushkonjat »
Article Logic
Execution time: 0.020781993865967
array(1) { ["section"]=> string(80) "ceshtja-e-detit-flet-ish-ministri-ja-pse-pala-shqiptare-kursen-deklaratat-124280" }