Çështja e fondeve të UEFA-s, vazhdon “lufta” mes Partizanit dhe FSHF-së, të kuqtë të vendosur: Do i shkojmë deri në fund!

Publikuar tek: sport, më 23:27 25-11-2016 Çështja e fondeve të UEFA-s, vazhdon “lufta” mes Partizanit dhe FSHF-së, të kuqtë të vendosur: Do i shkojmë deri në fund!

Vazhdon “lufta” institucionale mes FSHF-së dhe klubit të Partizanit për çështjen e Fondit të UEFA-s.

Klubi i kuq pretendon se nuk ka marrë asnjë qindarkë nga FSHF-ja, ndërsa Federata e Futbollit Shqiptar doli ditën e sotme me një deklaratë për shtyp, ku Drejtor i Sektorit të Liçencimit dhe Projekteve në këtë institucion, Kejdi Tomori sqaronte se Partizanit, për periudhën e administrimit aktual nga presidenti Demi i është akorduar dy herë fondi i solidaritetit.

Por, pas kësaj deklaratë, pak minuta më parë, klubi i Partizanit ka dalë me një tjetër deklaratë për shtyp ku përmes Sekretar i Përgjithshëm të klubit, Gerald Burbës pranon se ka kontradita në deklaratat e fundit të FSHF-së dhe se klubi i kuq nuk ka marrë fonde për ndërtimin e terreneve.

Tashmë çështja sipas klubit të Partizanit do të ndiqet vetëm në rrugë administrative, duke mos hequr dorë nga ideja për të çuar në gjyq FSHF-në.

“REAGIM PËR TRANSPARENCËN E MUNGUAR NGA FSHF”

Pasi lexuam deklaratën e përfaqësuesit të FSHF-së, i cili flet në emër të institucionit dhe kështu si në përgjigje të shpejtë, pa dashur ta personalizojmë, fillimisht i sugjerojmë të hapë fjalorin dhe të sqarojë me veten kuptimin e fjalës transparencë.

E themi këtë, sepse nga përmbajtja e rrëmujshme e deklaratës nuk faktohet apo dokumentohet asgjë nga ato që ky drejtor i ri pretendon lidhur me përfitimet e FK Partizanit nga fondi i solidaritetit të UEFAs, veçanërisht për tre vitet e gjashtë muajt e fundit për të cilat kemi shfaqur më shumë interes, e për rrjedhojë ngrihen edhe më shumë pikëpyetje.

Meqë flitet në emër të institucionit, cilën nga deklaratat e FSHF-së të besojmë, atë të djeshmen apo atë të sotmen?

Dmth nëse dje pretendohej se fondi është shfrytëzuar për të shlyer borxhet e Partizanit sot na del një deklaratë tjetër ku pretendohet se Partizani s’ka borxhe të mbartura dhe fondi nuk është akorduar sepse Partizani nuk mund ta përfitonte se nuk ka qenë pjesë e Kategorisë Superiore. Pra cilën të besojmë? Citohet që një pjesë e fondit për sezonin 2014-2015 është shfrytëzuar për financimin e fushës me bar artificial.

Mirë do të ishte nëse Partizani do të kishte fusha në pronësi, por dihet botërisht (edhe arsyet përse) që deri aktualisht Partizani nuk ka fusha në administrim apo pronësi.

Pra për cilën fushë e ka fjalën FSHF dhe a ka mundësi të sqarohet a është akorduar ky fond apo jo, apo është kërkuar ndryshe nga ana jonë, se s’merret vesh as përmbajtja e deklaratës dhe as kronologjia e ngjarjeve?

Transparencë e detajuar do të bëhej vërtet nëse do të dilnin publikisht dhe shkresat ku ne paskemi kërkuar që ky fond të bashkohej me investimin për ndërtimin e një fushe me vlerë 250 mijë euro.

Të deklarosh dy a tre shifra s’do të thotë që ke faktuar me detaje. Thuhet që nga sezoni 2015-2016 ne si Partizan kemi përfituar rreth 54.000 euro. Pyetja është kur, sepse jo më larg se para 3 javëve ka ardhur njoftimi zyrtar me firmën e Presidentit Duka për fondin e 2014-2015.

Kjo ka ndodhur vetëm 1 ditë pas artikullit në gazetë për këtë problematikë.

A ka mundësi të sqarohet ky moment sepse si ka mundësi që pretendohet se është kaluar fondi për 2015-16, kur më pak se 1 muaj më parë jemi njoftuar për fondin e 2014-15 që kalon në Janar. Patjetër që do kërkohet dokumentacioni nga jonë në FSHF, si dhe do të ballafaqohet me ato që presim nga UEFA, sepse kur deklaratat që jepen në emër të këtij institucioni vënë në dyshim vetë shkresat e firmosura nga drejtuesit më të lartë të FSHF, ballafaqimi është hapi i parë i nevojshëm për ndjekjen e kësaj çështje deri në fund.

Tanimë do të vijojmë ta ndjekim këtë çështje vetëm në rrugë administrative. Gerald Burba, Sekretar i Përgjithshëm FK Partizani”, lexohet në deklaratën për shtyp të klubit të Partizanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mourinho e kërkon me ngulm Hysajn, Manchesteri bën ofertën
Tirana e Kukësi e mbyllin pa gola, përfiton Skënderbeu »
Article Logic
Execution time: 0.0045568943023682
array(1) { ["section"]=> string(121) "ceshtja-e-fondeve-te-uefa-s-vazhdon-lufta-mes-partizanit-dhe-fshf-se-te-kuqte-te-vendosur-do-i-shkojme-deri-ne-fund-60718" }