Çështja e kufijve të Kosovës, Gjermania dhe Britania KUNDËR korrigjimit

Publikuar tek: rajon, më 15:00 09-08-2018 Çështja e kufijve të Kosovës, Gjermania dhe Britania KUNDËR korrigjimit

Gjermania dhe Britania kundërshtojnë ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se: ‘Ministri i shtetit, Michael Roth, sikurse edhe Ambasadori Heldt në intervista të ndryshme e kanë bërë të qartë pozicionin zyrtar lidhur me dialogun për normalizim të marrëdhënieve. Me këtë, qëndrimi i Qeverisë Federale të Gjermanisë është i njohur,” thuhet në një deklaratë të kësaj ambasade.

Kujtojmë se Roth dhe Heldt kanë thënë më herët për mediat e Kosovës, se ndarja e kësaj të fundit dhe lëvizjet e kufijve janë shumë të rrezikshme dhe mund ta destabilizojnë të gjithë rajonin e Ballkanit.

Po ashtu edhe Britania ka dalë kundër këtij ndryshimi, duke u shprehur se modifikimi i kufijve do të sjellë destabilizim të rajonit.

Ideja e ‘korrigjimit të kufijve’’ u propozua nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndonëse ka ngjallur shumë debat, Presidenti vijion të këmbëngullë me idenë e tij se se është i hapur për mundësinë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, por jo dhe për ndarjen e Kosovës. Ai ka thënë, se në dialogun politik në Bruksel, do të flasë edhe për mundësinë e bashkimit me Kosovën, të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Ndërsa Presidneti serb Aleksandër Vuçiç duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve, u shpreh se pajtohet që të ketë ridefinim të kufijve me shqiptarët.

“Unë angazhohem dhe kjo është politika ime, për përkufizimin e kufijve me shqiptarët, në mënyrë që ta kemi territorin për të cilin nuk dihet se kush si e trajton dhe kujt i përket. Ky territor është gjithmonë burim për konflikte të mundshme”, është shprehur Vuçiç.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata e fortë e Vuçiç: Jam për ridefinim të kufijve me shqiptarët e Kosovës
Eksploziv në zyrën e HARADINAJT, shkarkohen 4 punonjës »
Article Logic
Execution time: 0.018683910369873
array(1) { ["section"]=> string(77) "ceshtja-e-kufijve-te-kosoves-gjermania-dhe-britania-kunder-korrigjimit-130613" }