Çështja e kufijve të Kosovës, reagon Meta: Të respektohet Karta e Helsinkit

Publikuar tek: barometri, më 08:29 30-08-2018 Çështja e kufijve të Kosovës, reagon Meta: Të respektohet Karta e Helsinkit

Presidenti i Republikës Ilir Meta reagon për çështjen e kufijve të Kosovës. Në një intervistë për “Albanin Daily News” Meta është shprehur se Shqippëria e mbështet dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa ka theksuar të respektohen parimet e Kartës së Helsinkit.

 

“Rëndësi e veçantë respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mos-ndryshimit të kufijve”, është shprehur ndër të tjera Meta.

Më shumë nga fjala e presidentit, shkëputur nga intervista:

Çdo debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste nuk sjell dobi. Marrëveshja që mendohet të arrihet mes palëve është e rëndësishme të çlirojë energji pozitive. Marrëveshja të ndihmojë frymën e bashkëjetesës, harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara. Është jetike të mos rikthehen më kurrë pamje të shpërnguljes ose lëvizjes me dhunë të familjeve, qofshin këto serbe apo shqiptare.

Asnjë familje e vetme nuk duhet të mendojë shpërnguljen për shkak të pasigurisë që sjell debati i ndryshimit të kufijve. Shqipëria ka qenë e mbetet mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE e mbështetur nga SHBA. Rëndësi e veçantë respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mos-ndryshimit të kufijve. Uroj për Kosovën një bashkim forcash e energjish që promovojnë e mbështesin në unison interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve të saj. Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, realitet i njohur dhe i pranuar nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB. Mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës. Procesin e integrimit të rajonit në BE e shoh drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038858890533447
array(1) { ["section"]=> string(80) "ceshtja-e-kufijve-te-kosoves-reagon-meta-te-respektohet-karta-e-helsinkit-132599" }