Çështja e Teatrit, Paloka i përgjigjet Veliajt: Kush ja ka lënë pronë këtij, apo ajo që i bëri dasmën

Publikuar tek: aktualitet, më 12:59 14-06-2018 Çështja e Teatrit, Paloka i përgjigjet Veliajt: Kush ja ka lënë pronë këtij, apo ajo që i bëri dasmën Edi Paloka

Edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar në lidhje me takimin që po zhvillon kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me artistët për Teatrin Kombëtar.

Paloka ironizon deklaratat e sotme të Veliajt, që Bashkia po vepron me teatrin siç veprojnë tironsit e vjetër me pronat e tyre.

Por Paloka ngre një pyetje duke kërkuar të dijë se ‘kush ja ka lënë pronë Teatrin Veliajt’.

“Familjet tironase kanë pronën e tyre dhe në varësi të mundësive që kanë vendosin se çdo bëjnë me to, këtij kush ja ka lënë pronë Teatrin apo ajo që i bëri dasmën”, shkruan Paloa në postimin e tij në Facebook.

Reagimi i Edi Palokës:

Këta nuk njohin limite...

Nuk di çfarë po ju llomois artistëve në takim tani, po e dëgjova Velinën në mëngjes në emisionin e Bashkimit;

“Ne me teatrin po veprojmë si tironcit e mençëm, po e japim pronën me përqindje për zhvillim...”-tha dhe e tha me dialekt si tironas i vjeter  

E kuptoni çfarë krahasimi...?!!!

Nga një mijë gjera që më vijnë menjëherë në gojë për ti dhënë përgjigje, po bëj vetëm pyetjen:

Familjet tironase kanë pronën e tyre dhe në varësi të mundësive që kanë vendosin se çdo bëjnë me to, këtij kush ja ka lënë pronë Teatrin apo ajo që i bëri dasmën...

Vezët janë pak për këta.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati për teatrin, reagon Vasili: Artistët përballë manekinëve të përbuzshëm të kryeministrit
Dosja ‘Hajdari’, Haxhia sulmon prokurorin: Ti që i shërben Berishës »
Article Logic
Execution time: 0.024703979492188
array(1) { ["section"]=> string(105) "ceshtja-e-teatrit-paloka-i-pergjigjet-veliajt-kush-ja-ka-lene-prone-ketij-apo-ajo-qe-i-beri-dasmen-124351" }