Çështja e TK, artistët në protestë: Ai që ka lëpirë dhe do të lëpijë edhe për 4 vjet na ka mbyllur derën e teatrit

Publikuar tek: kulture-art, më 17:40 16-04-2018 Çështja e TK, artistët në protestë: Ai që ka lëpirë dhe do të lëpijë edhe për 4 vjet na ka mbyllur derën e teatrit Aktori Arben Derhemi

Çështja e prishjes së Teatrit Kombëtar duket se nuk ka të sosur, ndërsa artistë dhe aktorët kanë dalë përsëri në protestë ditën e sotme, duke zhvilluar edhe një dëgjesë me publikun.

Gjatë fjalës së tij aktori Arben Derhemi ka denoncuar edhe rastin e mbylljes së derës dhe moslejimin e hyrjes në ambjentet e teatrit nga drejtori i rizgjedhur i teatrit, Hervin Çuli.

Derhemi ka thënë se aktorëve nuk u është lejuar të kalojnë pragun e derës së teatrit, ndërsa i bën thirrje Çulit të tërhiqet nga vendimi i tij.

Ai që ka lëpirë dhe do të lëpijë edhe 4 vite të tjera, vepra e radhës ishte që na mbylli derën dhe ka për detyrë të na hapë derën ne Sindikatës së Teatrit. Ai që është rizgjedhur nga kryeministri dhe ministrja e Kulturës bëri veprën e fundit dhe na ka mbyllur derën dhe nuk na le të futemi brenda”, është shprehur Derhemi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Eugen Bushpepa në Eurovizion, sondazhet: Shqipëria ishte SURPRIZA e natës
Shembja e teatrit, Ndrenika: Këtu vjen era KUSARI, era HAJDUTËRI... »
Article Logic
Execution time: 0.0041179656982422
array(1) { ["section"]=> string(119) "ceshtja-e-tk-artistet-ne-proteste-ai-qe-ka-lepire-dhe-do-te-lepije-edhe-per-4-vjet-na-ka-mbyllur-deren-e-teatrit-117106" }