Çështja “Frroku”, Braçe: S’më intereson cili deputet është, të gjithë të barabartë

Publikuar tek: politike, më 21:09 17-03-2015 Çështja “Frroku”, Braçe: S’më intereson cili deputet është, të gjithë të barabartë Statusi i Erjon Braçes ne facebook

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka deklaruar sot në faqen e tij në facebook se është në mbështetje të policisë së shtetit për aksionet e ndërmarrë prej saj ndërkohë që thotë se nuk do të marrë në mbrojtje asnjë deputet të përfshirë në çështje të dyshimta. Ndërkohë që atakon PD se del disa herë në ditë në konferenca shtypi, Braçe kërkon që edhe PS duhet të dalë në mbështetje të policisë. 

“Dekonspirimi i veprimeve policore në kuadër të një operacioni kundër një prej grupeve të rëndësishme kriminale në vend, i goditur dhe në ndjekje të posaçme ende, më shumë se dëm, është krim” shkruan Braçe. Një prokuror tërësisht i pakujdesshëm, një gjykatës po i tillë, një avokat bandit dhe në fund një parti që prej kohësh është shpallur vetë Prokurori e vetë Gjykatë, që akuzon e jep vendime jashtë sistemit, që vë në rrezik jetën e policëve thjesht dhe vetëm për qëllime politike, shkruan Braçe.

E më tej, nisur nga çështja Frroku, Braçe vazhdon: “Të jemi të qartë. As që më intereson se cili politikan rezulton i përfshirë në këtë rast, të gjithë të barabartë e llogari para ligjit, prokurorisë, gjykatës” shkruan ai.

Në një status të dytë pak më vonë, deputeti socialist i kërkon PS që të dalë në konferenca shtypi në mbrojtje të policisë së shtetit, kur PD e bën këtë pesë herë në ditë duke përbaltur policinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti gjerman, Kiesewetter: Basha mbështetet ende tek këshillat e Berishës
Meta nga Zvicra: Vend mik e partner, do të zgjerojmë bashkëpunimin »
Article Logic
Execution time: 0.01838207244873
array(1) { ["section"]=> string(82) "ceshtja-frroku-brace-s-me-intereson-cili-deputet-eshte-te-gjithe-te-barabarte-6199" }