“Çështja Frroku”, Koçijançiç: Prioritet zbatimi i ligjit dhe reforma në drejtësi

Publikuar tek: politike, më 13:05 09-04-2015 “Çështja Frroku”, Koçijançiç: Prioritet zbatimi i ligjit dhe reforma në drejtësi Maja Koçijançiç

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Bruksel, zëdhënësja e Shefes së Politikës së Jashtme në BE, Maja Koçijançiç, u shpreh rreth çështjes së deputetit Mark Frroku, se BE i jep pa kompromis, prioritetin më të lartë zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

“Sa i përket kësaj, presim një proçes të shpejtë dhe të papenguar për të hedhur dritë me këtë çështje dhe hetimet që vazhdojnë të zhvillohen në mënyrën e duhur nga prokuroria dhe gjykata. Theksojmë rëndësinë që të gjithë institucionet shqiptare dhe të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit të përfshira, në përmbushjen e përgjegjësive përkatëse të sigurohen që një proçes i rregullt të zbatohet në përputhje me ligjin. Bashkëpunimi ndërkombëtar duke përfshirë edhe vendet anëtare të BE është një element i rëndësishëm kundër aktivititetit kriminal.

Dekriminalizimi i parlamentit është i lidhur me një shtet ligjor të fortë dhe ne shpresojmë kjo do të jetë parimi kryesor që do të udhëheqë punën e komisionit parlamentar. Është me shumë rëndësi që marrëveshja politike e dhjetorit të zbatohet. Zbatimi i prioritetit kryesor për reformën gjyqësore që bën thirrje për forcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore është sigurisht jetik në këtë aspekt”, tha zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe i ankohet Spahos: Deputetët flasin pa radhë e ikin të hanë drekë
Braçe-Shehut: Bëni aritmetikë, jo matematikë. Bankers-i gjen plot si ju në Afrikë, këtu jemi në Evropë »
Article Logic
Execution time: 0.029941082000732
array(1) { ["section"]=> string(81) "ceshtja-frroku-kocijancic-prioritet-zbatimi-i-ligjit-dhe-reforma-ne-drejtesi-8257" }