Çështja Ksera, Presidenti Nishani: E vlerësoj punën e KLSH

Publikuar tek: politike, më 11:19 01-02-2016 Çështja Ksera, Presidenti Nishani: E vlerësoj punën e KLSH

Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar punën e Këshillit të Lartë të Shtetit sa i takon çështjes së ish ministrit Spiro Ksera të arrestuar dy ditë më parë për shpërdorim detyre. Presidenti tha se nuk mund të flitet për perfeksion por KLSH ka vendosur një lloj standarti.

Teksa foli për standartin e shtetformimit Nishani tha: “Ju që jeni brenda këtij institucioni keni shansin dhe rastin dhe kontributin personal, për këtë perspektivë afatmesme dhe afatgjatë të shtetit tonë”.

“Shtetin do ta bëjmë ne me kontribute të përditshme. Dëshiroj të falenderoj për atë dinamizëm të ri, e kam thënë dhe herë tjetër dhe do vazhdoj ta them, atë standart të dinamizmit dhe aktivizmit që i keni dhënë konceptit të auditimit dhe funksion të shtetit”, tha Nishani në fjalën e tij. Presidenti theksoi se duhet kujdes, për mos folur për gjithë shtetin si të korruptuar. 

Sa i takon abuzimit me paratë publike, Nishani ishte i prerë kur tha se: “Duhet të jemi të ashpër të drejtpërdrejtë “.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘’Unë këtu jam i varuri i vetëm që duhet të mbroj të varurit e tjerë, Qeveria është problemi’’, Manjani flet për korrupsionin e qeverisë
“Rama mashtron për makinën e Shullazit, fsheh futjen e saj në doganë”, Alibeaj nga PD shpjegon dokumentin »
Article Logic
Execution time: 0.021856069564819
array(1) { ["section"]=> string(62) "ceshtja-ksera-presidenti-nishani-e-vleresoj-punen-e-klsh-31458" }