Çështja ‘Xhafaj’, reagon ashpër Balla: Përveç Saliut, Monikës dhe Lulit, edhe gjyqtarë të korruptuar janë përfshirë në inskenim

Publikuar tek: barometri, më 07:30 20-05-2018 Çështja ‘Xhafaj’, reagon ashpër Balla: Përveç Saliut, Monikës dhe Lulit, edhe gjyqtarë të korruptuar janë përfshirë në inskenim

Gjatë turit të llogaridhënies në Librazhd, Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dhënë një përgjigje në lidhje me akuzat e opozitës ndaj Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Sipas Ballës në këtë inskenim, janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por janë të përfshirë edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë”.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mija e kësaj historie me babalen do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, deklaroi Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027818918228149
array(1) { ["section"]=> string(128) "ceshtja-xhafaj-reagon-ashper-balla-pervec-saliut-monikes-dhe-lulit-edhe-gjyqtare-te-korruptuar-jane-perfshire-ne-inskenim-121421" }