"Çështja Zhiti"/ Nishani: Rama më ka fyer në telefon

Publikuar tek: politike, më 21:42 19-02-2015

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar në emisionin “Top Story” në Top Channel, se është fyer gjatë një bisede telefonike nga kryeministri Edi Rama.

Nishani ka thënë se Rama ka kërkuar të bisedoj me të në telefon, kërkesë që është pranuar nga Presidenti. Por sipas Nishanit, toni dhe gjuha e përdorur nga Rama ndaj Presidentit të Republikës është e papranueshme.

Nishani ka thënë se Rama ka përdorur fjalë fyese ndaj tij, për shkak se ai nuk ka akredituar Visar Zhitin si ambasador në Vatikan.

Presidenti Nishani ka shpjeguar situatën lidhur me akuzat e bëra disa ditë më parë nga deputeti i PS, Balla, rreth prishjes së Kishës në Elbasan.

Nishani tha se akuzat janë të pavërteta pasi bashkëshortja e tij nuk është pronare në tokën ku është ndërtuar Kisha. Sipas tij, toka është një zonë shumë e madhe me 15 pronarë dhe vetë presidenti nuk mund ti ndalojë personat të kërkojnë rikthimin e tokës nga gjykata. Nishani tha se në kohën kur ishte Ministër i Brendshëm, me firmën e tij i ka kaluar pjesë të tokës në fjalë Bashkisë së Elbasanit. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka ndërhyrë për të përshpejtuar vendimin e Gjykatës së Lartë, për faktin se kjo çështje ka pritur 3 vjet për tu gjykuar.

“Toka ka qenë bosh dhe në vitet 95’-96’ aty është ndërtuar një magazinë për shpërndarjen e ndihmave nga Karitasi, dhe më pas është ndërtuar Kisha të cilët kanë rrethuar sipërfaqe të mëdha të tokës”, deklaroi Nishani. Ai shtoi se nuk ka asnjë kërkesë për prishjen e Kishës por për terrenin tjetër të përdorur për biznese private.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parlamenti voton pro komisionit për dekriminalizimin
Zyrtarizohet sot kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova »
Article Logic
Execution time: 0.018046140670776
array(1) { ["section"]=> string(53) "ceshtja-zhiti-nishani-rama-me-ka-fyer-ne-telefon-3881" }