“Çështje familjare” Policia e Shtetit jep detaje për operacionin antidrogë me 5 të arrestuar: Si bashkëpunuan me italianët

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 17-04-2018 “Çështje familjare” Policia e Shtetit jep detaje për operacionin antidrogë me 5 të arrestuar: Si bashkëpunuan me italianët

Policia e Shtetit jep detaje dhe bën me dije se operacioni i koduar “AFFARI DI FAMIGLIA”, u organizua dhe finalizua falë bashkëpunimit mes dy policive, italiane dhe shqiptare.

 

Policia sqaron se në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me forcat policore italiane të shërbimit Antidrogë kanë ekzekutuar njëkohësisht në Itali dhe Shqipëri urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroria e Romës në kuadër të operacionit "Affari di famiglia", për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve” dhe “Pastrimit të parave”.

Në Shqipëri u arrestuan 2 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e grupit kriminal: Edmir Hatija, 41 vjeç, banues në Fier, Elidon Shpërdheja, 38 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë në Itali janë arrestuar 5 shtetas, 3 italianë dhe 2 shqiptarë.

Grupi kriminal ishte i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në zonën e Romës.

Droga e llojit kokainë vinte nga Holanda dhe Belgjika. Po vijon puna në bashkëpunim me shërbimin ndërkombëtar të dy organizatave policore dhe policive kriminale për shkatërrimin e grupit kriminal dhe sekuestrimin e aseteve.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PLAGOSJA në lokal, arrestohet PRONARI, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori (EMRI)
E papritur, Xhafaj vizitë ‘BLIC’ në Rrëshen (Kush e shoqëron) »
Article Logic
Execution time: 0.020646810531616
array(1) { ["section"]=> string(126) "ceshtje-familjare-policia-e-shtetit-jep-detaje-per-operacionin-antidroge-me-5-te-arrestuar-si-bashkepunuan-me-italianet-117172" }