CEZ/ Paloka ironi me Gjiknurin e Ramën: Kur e ngre e ul ai, ngrihen e ulen të gjithë. E bukur Vila në Çeki, ë?

Publikuar tek: politike, më 10:51 15-10-2015 CEZ/ Paloka ironi me Gjiknurin e Ramën: Kur e ngre e ul ai, ngrihen e ulen të gjithë. E bukur Vila në Çeki, ë?

Deputeti i djathtë, Edi Paloka ka akuzuar dhe ironizuar nga foltorja e Kuvendit ministrin Gjiknuri si dhe kryeministrin Rama për çështjen e CEZ. Paloka risolli në vëmendje raportin e KLSH ditën e djeshme. Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi penalisht ministrin Gjiknuri për dëmin 479 milionë euro. Sakaq, deputeti i PD ironizoi edhe vizitën e Ramës në Çeki, duke i kujtuar “vilën buzë lumit”.

“Nuk e di nga doli tashi ajo drejtësia, deri para një jave ishte e degjeneruar, deklaratën e bëri jo më larg se një javë më parë.

Tani shoku Rama paska besim te drejtësia e degjeneruar, shpresoka që t’ja mbyllë çështjen shpejt para se projektligji të hyjë në kalendar. Duan moskalimin e projektligjit, kjo çështje nuk mbulohet sado i gjatë të jetë Rama nuk e mbulon dot më, vetëm se do i shtojnë përgjegjësinë vetes me këtë që bëjnë. KLSH mbas kaq kohësh që ne po merremi ka një raport që tashmë duhet të vijë në parlament. Nuk di në cilin vend të botës, të akuzohet nga një institucion i tillë një ministër, dhe e vetmja deklaratë bajate e tij është: fajin e ka Saliu. Të akuzohesh për 500 milion euro dëm buxhetit të shtetit e të thuash fajin e ka opozita.

Kur e ngre e ul ai, ngrihen e ulen të gjithë por nuk është ai përgjegjësi kryesor. Është Edi Rama e Ilir Meta”, tha Paloka ndërsa këmbënguli në kërkesën për hetim ndërkombëtar.
“Nuk po kërkojmë komision hetimor në Parlament. Po kërkojmë një hetim ndërkombëtar sepse siç thotë kryeministri i këtyre; Drejtësia është e degjeneruar. Ne nuk besojmë këtë por kërkojmë t’i hapet rrugë hetimit.

“Të hetojmë nga Berisha te Ridvani por diheni se ky do përfundojë në fund (i referohet kryeministrit Rama).”

(Paloka lë foltoren por flet sërish nga vendi duke iu drejtuar kryeministrit për vizitën në Çeki)

“E bukur vila buzë lumit, të pëlqeu ë?”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj zihet keq me Ollin, këshilltari i shkon në foltore: Turp. Kryetari: Dashnorët e zhulit të shkojnë te SHQUP-i, gishtat aty ku duhet
Gjiknuri për kallëzimin: Fletë-rrufe politike. Ju tregoj për takimin sekret të çekëve, Berishës dhe Zana Guxhollit »
Article Logic
Execution time: 0.65406203269958
array(1) { ["section"]=> string(110) "cez-paloka-ironi-me-gjiknurin-e-ramen-kur-e-ngre-e-ul-ai-ngrihen-e-ulen-te-gjithe-e-bukur-vila-ne-ceki-e-23174" }