Çfarë do bëjë John Kerry 6 orë në Tiranë, Nishani niset drejt aeroportit

Publikuar tek: politike, më 08:01 14-02-2016 Çfarë do bëjë John Kerry 6 orë në Tiranë, Nishani niset drejt aeroportit

Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry mbërrin në aeroport në orën 9:00. Kerry do të pritet aty nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Nishani do të zhvillojë një takim në ambientet e aeroportit me sekretarin amerikan. Në orën 10:10  Kerry do të shkojë në Kryeministri ku do të takojë fillimisht ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas kryeministrin Rama. Kerry dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën. Pas kësak, sekretari amerikan i shetit, në orën 11:45 do të takohet me liderin e së djathtës Lulzim Basha, në Hotel ''Rogner'', fare pranë Kryeministrisë.

Pas takimit me Bashën, planifikohet edhe një takim i tij me Hashim Thaçin.  Më pas Kerry do të takojë në Ambasadën Amerikane në Tiranë stafin e saj, takim që do të pasojë me një tjetër të shoqërisë civile në 13:45. Ky do të jetë takimi që do të shënojë edhe fundin e vizitës së tij në Tiranë për t’u larguar drejt Rinasit në orën 15:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bashkia Gjirokastër i përgjigjet akuzave të Dumës: Nuk kemi asnjë detyrim mbi shtëpinë e Kokalarit
Ulet më në fund avioni, Kerry mbërrin në Rinas 45 minuta me vonesë, policia dhe SHISH në gadishmëri të tij »
Article Logic
Execution time: 0.19395184516907
array(1) { ["section"]=> string(77) "cfare-do-beje-john-kerry-6-ore-ne-tirane-nishani-niset-drejt-aeroportit-32521" }