Çfarë do të ndodhë me Piramidën? Ky është projekti i radhës i Bashkisë së Tiranës

Publikuar tek: kulture-art, më 09:12 30-06-2017 Çfarë do të ndodhë me Piramidën? Ky është projekti i radhës i Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj deklaroi sot se plani i rradhës është piramida.

Sipas tij, në një intervistë në News 24 ky projekt parashikon shënderrimin e Piramidës në një qendër artesh e ekspozitash, kryesisht nga artitstët e rinj.  

“Piramida do të kthehet në një qendër e madhe arti, qendër ekspozitash, do fokusohet tek artistët e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Arkitektët janë në një proces detajimi, se do jetë e komplikuar. Do ta rikonstruktojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare, për fëmijët që duan të rrëshkasin, se dashur pa dashur kjo i ka pëlqyer atyre. Do ketë dhe një kullë vrojtimi. Projekti tjetër është kopshti zoologjik, fëmijët do kenë një hapësirë fantastike. Do jetë një xhevahir, do bashkohet me kopshtin botanik me një tunel, që tashmë është hapësirë e vdekur,” tha Veliaj sot në mëngjes. .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përqindja e ulët e votuesve, sa vota duhen për një mandat në Tiranë
DHORI, njeriu i Kinemave të Tiranës për 52 vite »
Article Logic
Execution time: 0.032360076904297
array(1) { ["section"]=> string(86) "cfare-do-te-ndodhe-me-piramiden-ky-eshte-projekti-i-radhes-i-bashkise-se-tiranes-84506" }