Çfarë do të veshin kuq e zinjtë në Francë, FSHF prezanton uniformën zyrtare

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:13 30-01-2016

Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian dhe FSHF-ja prezanton zyrtarisht uniformën që do veshin lojtarët e kombëtares shqiptare.Skuadra Kombëtare do të mbajë të veshura fanella të stampuara nga firma e veshjeve “Makron” dhe jo më Leggea, apo më e fundit “Adidas” me të cilin kombëtarja kaloi dy edicione. Në fanellën e fundit është dizenjuar nga Glon Bakalli një shqiponjë, ndërsa FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 6 vjeçare me sponsorin teknik “Macron” e cila ofron 4 milion euro ndërsa ka dizenjuar gjithashtu dhe fanellat e Lazio-s, Aston Villa-s, PAOK-ut apo dhe Sporting-ut. “Montenegro Airlines” është sponsori tjetër që do të kenë kuqezinjtë në paraqitjen e tyre të parë në Europian. Kompania ajrore do të jetë një sponsor i shtuar për kuqezinjtë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02937912940979
array(1) { ["section"]=> string(80) "cfare-do-te-veshin-kuq-e-zinjte-ne-france-fshf-prezanton-uniformen-zyrtare-31309" }