“Çfarë është Aleppo?”, kandidati për president i SHBA-ve shkakton zemërimin e miliona amerikanëve

Publikuar tek: bota, më 16:47 08-09-2016 “Çfarë është Aleppo?”, kandidati për president i SHBA-ve shkakton zemërimin e miliona amerikanëve

Ish-guvernatori i Nju Meksikos, Gary Johnson, njëkohësisht kandidat për President i Shteteve të Bashkuara nga partia Libertariane, ka ngjallur zemërimin e miliona njerëzve në mbarë botën pasi nuk mundi t’i përgjigjej një pyetje të thjeshtë rreth krizës humanitare në Aleppo.

“Çfarë është Aleppo?”, tha ai teksa u pyet nga gazetari i MSNBC, se si do të vepronte si president për të adresuar krizën e refugjatëve në qytetin sirian të shkatërruar nga lufta, raporton Newsbomb.al

Kur u pyet nëse e kishte seriozisht, biznesmeni amerikan tha se nuk ia kishte idenë çfarë është Aleppo, një nga qytetet më të mbuluara mediatikisht për shkak të luftës të ashpër disa vjeçare.

Gazetari: Çfarë do të bëje si President për Aleppo-n

Johnson: Dhe çfarë është Aleppo?

Gazetari: Po bën shaka...

Johnson: Jo...

Gazetari: Aleppo është një qytet në Siri

Reagimet në rrjetet sociale kanë shpërthyer menjëherë pas intervistës çduke e detyruar atë të reagojë sërish.

"Jam tepër i zhgënjyer me veten time”, tha ai. “Duhet të bëhem më i zgjuar dhe kjo është pjesë e procesit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020648002624512
array(1) { ["section"]=> string(99) "cfare-eshte-aleppo-kandidati-per-president-i-shba-ve-shkakton-zemerimin-e-miliona-amerikaneve-52313" }