Çfarë fshihet pas koncesionit të “Rrugës së Kombit”?

Publikuar tek: ekonomi, më 12:49 22-09-2016 Çfarë fshihet pas koncesionit të “Rrugës së Kombit”?

Pas finalizimit të marrëveshjes së “Rrugës së Kombit” përveç taksës prej 5 euro që do të paguajnë qytetarët, buxheti i shtetit duhet që për 13 vite t’i paguajë koncesionarit rreth 65 mijë euro.

Kjo shumë është zbardhur në  raportin e zgjeruar të Komisionit të Prokurimit Publik, ku ka shqyrtuar ankesën e grupimit “Catalyst Viba Das General Constractin LLC&Salillari shk& BEE Tech & Viplap Ateve & Kastrati sha", për skualifikimin nga gara për koncesionin e mirëmbajtjes së autostradës Milot – Morinë, raporton Monitor.

Ky kusht  nuk është zbardhur tamam nga Ministria e Transporteve është pjesë e ofertës së koncesionit.

 Rruga e Kombit nuk përcakton kriterin e trafikut dhe për këtë arsye qeveria shqiptare ka marrë përsipër të kompensojë kompaninë fituese për 13 vitet në vijim. Gjatë kësaj periudhe, buxheti do të alokojë një shumë ndërmjet 4-5 milionë eurove në vit ndaj kompanisë fituese.

Kur Ministria e Transporteve shpalli fituesin e koncesionit, koncorciumin e përfaqësuar nga kompania turke Vendeka, nuk e sqaroi se tarifa e subvencionit nga buxheti do të ishte vjetore dhe për një periudhë 13-vjeçare.

Komisioni i Prokurimit Publik ka anuluar vendimin që shpalli fituese kompaninë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” e cila paraqiti  ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 5,600,000 euro.

 Në këtë mënyrë shpalli fituese kompaninë e dytë në garë  “Catalyst Viva Das General Constructing LLC”, vendim që u ankimua sërish nga Ministria e Transporteve.

Kjo kompani paraqiti ofertën që përmban kërkesë për subvencion në shumën 4.995.000 euro dhe kërkon  kompensim prej 64.9 milionë euro nga buxheti i shtetit.

Në njoftimin e ministrrisë nuk thuhej se për sa vite do të paguhej ky subvecion nga qeveria.

Vetëm nga taksa e qytetarëve qeveria do të vjel afërisht 150 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për gjenerimin e fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11989092826843
array(1) { ["section"]=> string(55) "cfare-fshihet-pas-koncesionit-te-rruges-se-kombit-53744" }