Çfarë fshihet pas logos të pazakontë të Edi Ramës me dy gishtat e PD-së që mbajnë trëndafilin socialist?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:32 01-06-2017 Çfarë fshihet pas logos të pazakontë të Edi Ramës me dy gishtat e PD-së që mbajnë trëndafilin socialist?

Partia Socialiste ka qëlluar të jetë e dya në fletën e votimit për zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa kryeministri Edi Rama, i cili gjatë gjithë fushatës së tij ka kërkuar hapur votën e demokratëve, ka postuar sot këtë logo, një gjetje e veçantë por që ka bërë shumë njerëz të ngrenë vetullat.

Grushti me trëndafil i Partisë Socialiste ka ngritur dy gishtat lartë, duke formuar simbolin demokrat por në dorë mban ende shtrënguar gonxhen e kuqe.

werte45tr4gft4gt4gf4g_copy.jpg

Rama mund të thotë se kjo logo simbolizon votën e bashkuar të gjithë shqiptarëve, si të majtë dhe të djathtë, “një votë kuq e zi për Shqipërinë”.

Por të shumtë janë ata që shohin një simbolikë të fshehur; koalicionin pas zgjedhor mes PS dhe PD. Zërat nisën që pas takimit 5 orësh Rama-Basha, kokë më kokë, e deri te lënia mënjanë e akuzave të forta ndaj njëri-tjetrit në mitingje elektorale.

A është kjo logo e koalicionit PS-LSI?

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026775121688843
array(1) { ["section"]=> string(109) "cfare-fshihet-pas-logos-te-pazakonte-te-edi-rames-me-dy-gishtat-e-pd-se-qe-mbajne-trendafilin-socialist-80847" }