Çfarë i bën përshtypje nga qyteti i Korçës këshilltarit britanik të kryeministrit Rama

Publikuar tek: fcb-bomb, më 22:32 07-11-2015 Çfarë i bën përshtypje nga qyteti i Korçës këshilltarit britanik të kryeministrit Rama Cambell me De Biasin, Sacchin dhe Ramen ne promovimin e librit \"Fitimtaret\"

Alaistar Campbell, ish drejtori i shtypit i ish kryeministrit britanik Tony Blair, i cili në zgjedhjet e 2013 por edhe tani këshilloi kryeministrin Edi Rama për ardhjen në pushtet, ka mbërritur në Tiranë për të promovuar librin e tij “Fitimtarët” dhe si e arrijnë suksesin e tyre, ku një ndër personazhet është edhe Edi Rama. 

Por, ai paraditen e së shtunës ka qenë duke ndjekur aktivitetin e Partisë Socialiste në Korçë, ku Edi Rama foli për zgjerimin e strukturave të kësaj partie.

Por pas takimit partiak, çfarë i ka bërë përshtypje ish zyrtarit britanik, dhe gazetarit, shkrimtarit Alaistar Campbell nga qyteti i Korçës? Këtë e ka shprehur nëpërmjet postimeve të tij në rrjetet sociale.

dentisti

Duket disi e çuditshme për Campbell një klinikë dentare publike, e hapur edhe ditën e shtunë në qytetin e Korçës. Për aq sa raporton Campbell, ndoshta është e çuditshme edhe për ne shqiptarët, sepse të tilla të shtunën, nuk ka. Ose e kanë hapur ndonjë për tia treguar ish zyrtarit britanik, ose ndonjë klinikë private ia kanë treguar si publike. Gjithsesi, shkolla e parë shqipe e 1887, dhe skulptura ABC e vendosur në të, së bashku me pendën, janë fotografuar gjithashtu nga Cambell.

dentisti4

Ditën e djeshme në ceremoninë e promovimit të Fitimtarët mori pjesë edhe trajneri Giani de Biasi si dhe ish trajneri i kombëtares italiane dhe Milanit, Arrigo Sacchi. Padyshim nuk do të mungonte as personazhi i Campbellit, Edi Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03223991394043
array(1) { ["section"]=> string(92) "cfare-i-ben-pershtypje-nga-qyteti-i-korces-keshilltarit-britanik-te-kryeministrit-rama-24917" }