Çfarë i censuruan mediet intervistës së Edi Ramës?

Publikuar tek: politike, më 11:42 10-12-2015 Çfarë i censuruan mediet intervistës së Edi Ramës?

Edi Rama, kryeministri dha një intervistë ‘’Blic’’ për gazetën gjermane, “Der Freitag”. Të gjitha mediet shqiptare e pasqyruan intervistën e kryeministrit, por nuk përkthyen 4 fjali nga hyrja që i bëri gazetari Alem Grabovac, i cili e krahasonte Ramën me Chavez-in.

Dhe ja pjesa që u censurua dhe pse gazetari e krahasoi me presidentin e Venezuelës, i cili ka qenë i arrestuar për një grusht shteti dhe ishte i apasionuar pas pikturës. Një analogji kjo me protestën e Ramës në 21 janar 2011 dhe ekspozitat e tij të pikturës?

“Ashtu si Edi Rama edhe presidenti venezuelan që vdiq më 2013, Hugo Chavez ishte i apasionuar pas pikturës, edhe pse nuk ishte trajnuar, por ishte veç një artist amator. Gjatë viteve ’90, ai u arrestua për një tentativë grushti shteti kundër pararendësit të tij Rafael Caldera dhe u burgos. Një pikturë të cilën e realizoi në burg ai arriti ta shesë për 250 mijë dollarë”.

ediramaderfreitung

Pjesa e shkrimit për Ramën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LETRA/ Meta u shkruan Grupeve Parlamentare:Të ngrihet Komision për Reformën Zgjedhore
Rama sekretarit të NATO-s: Ju përgëzojmë për Malin e Zi, ftoni sa më shpejt edhe Kosovën. Stoltenberg flet për pikturat e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.017079830169678
array(1) { ["section"]=> string(55) "cfare-i-censuruan-mediet-intervistes-se-edi-rames-27419" }