Çfarë i kërkoi Erdogani kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë?

Publikuar tek: politike, më 19:15 13-05-2015 Çfarë i kërkoi Erdogani kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë?

Taip Reçep Erdogan është për nga natyra i vërenjtur, por gjatë takimeve zyrtare me autoritetet më të larta në Shqipëri ra në sy mungesa e buzëqeshjes “ceremoniale” në kësoj rastesh.

“Kërkesa” e Erdoganit në drejtim të Shqipërisë dhe që ka të bëjmë me kundërshtarin e tij politik, Gulen.

"Ju jeni në dijeni që ne në Turqi po luftojmë kundër një strukturë paralele që është krijuar. Ne e konsiderojmë zyrtarisht organizatë terroriste që kërcënon shtetin tonë, popullin tonë. Luftën kundër kësaj organizate në vendin tonë dhe kudo do ta vazhdojmë pa ndërprerje.  Unë e di që kjo strukturë ka veprimtarinë e vet edhe në Shqipëri, në këtë vend mik dhe vëlla", u shpreh Erdogan në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit të xhamisë së Namazgjasë.

Me vëllezërit e mi të vyer zotin Nishani dhe zotin Rama e trajtova këtë çështje dhe kam bindjen se ata do të bëjnë atë që duhet. Unë kam bindjen e plotë se institucionet shqiptare nuk do të tolerojnë asnjëherë këtë organizatë dhe anëtarët e saj.

 

Muhammed Fethullah Gulen është ish-imam dhe shkrimtar, i cili ka krijuar lëvizjen “Gulen” që në turqisht quhet “Hizmet” (shërbim). Ai njihet si financiues i disa shkollave private në Turqi, degë të cilat janë shtrirë edhe në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri letër Nishanit dhe Manjanit, i shqetësuar për gjyqtarin në Vlorë: Po favorizon kriminelët
Vokshi: Deputeti i LSI-së Piro Kapurani debitor, 205 milionë lekë energji elektrike të papaguar »
Article Logic
Execution time: 0.023435831069946
array(1) { ["section"]=> string(72) "cfare-i-kerkoi-erdogani-kryemnistrit-dhe-presidentit-te-shqiperise-11091" }