Çfarë i kërkoi Meta presidentes kroate për Ballist Morinën? Zbardhen detajet

Publikuar tek: politike, më 21:14 12-01-2018 Çfarë i kërkoi Meta presidentes kroate për Ballist Morinën? Zbardhen detajet

Presidenti i Republikës Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, në Zagreb. 

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fortë që Presidentja Grabar-Kitarović dhe Kroacia i kanë dhënë Shqipërisë veçanërisht në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Sakaq, mes dy presidentëve është diskutuar edhe për çështjen e Ballist Morinës i cili ndodhet i arrestuar në këtë vend. Mësohet se Meta ka kërkuar presidentes kroate gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Të dy Presidentët theksuan domosdoshmërinë e vijimit të procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vlerësuan rolin shumë të rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim Procesi i Brdo-Brijunit.

Presidenti Meta shprehu besimin në mbështetjen e Kroacisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në BE, mbështetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe inkurajuese për vijimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme.

 Është jetike për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor një agjendë gjithëpërfshirëse dhe afate konkrete anëtarësimi në BE – nënvizoi Presidenti Meta.

Presidentët Meta dhe Kitarović ranë dakord që vizita shtetërore e Presidentes kroate në Shqipëri të zhvillohet në muajt në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmërimi: Brenda dy javësh komisionet e Vettingut do të shpallin eleminimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve
Do ngrejë Basha çadër? Ish kryetari demokrat zbulon detajin nga protesta »
Article Logic
Execution time: 0.0044159889221191
array(1) { ["section"]=> string(82) "cfare-i-kerkoi-meta-presidentes-kroate-per-ballist-morinen-zbardhen-detajet-106372" }