Çfarë ka bërë ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ditën e djeshme që ka “çmendur” mediat e shtetit helen?
Duket se një postim i Berishës me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, nuk u ka pëlqyer grekëve. Bëhet fjalë për një video-montazh ku vetë Berisha shfaqet pranë një shqiponje, ndërsa në një moment në video duket edhe harta e “Shqipërisë Natyrale”.
Mediat greke vërejnë territoret e përfshira në hartë, ndërsa ngrenë pyetjen nëse Berisha është i vetëdijshëm se ky veprim bie ndesh me ëndrrën europiane të Shqipërisë. /Newsbomb.al