Çfarë ndodh në zyrat e ZRPP, ministri Manjani u tregon qytetarëve si mos mashtrohen ndërsa pranon: Po, ka korrupsion

Publikuar tek: politike, më 15:49 11-02-2016 Çfarë ndodh në zyrat e ZRPP, ministri Manjani u tregon qytetarëve si mos mashtrohen ndërsa pranon: Po, ka korrupsion

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur nga foltorja e Kuvendit mbi projektligjin e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ndërsa tregoi se çfarë ndodh në këto zyra duke evidentuar edhe elementët që synon të mbyllë ky projektligj. Manjani në fund të fjalës së tij pranoi se ka korrupsion dhe se do mohonte veten nëse do thoshte të kundërtën.

“Ne sot jemi dëshmitarë të disa fenomeneve që ndodhin në këtë zyrë dhe po përpiqemi ti rregullojmë ky projektligj ka tentuar të mbyllë njëherë e mirë shitjen e pronave në ndërtim e sipër më shumë se njëherë dhe ky është një fenomen  që çohet në ndjekje penale por pavarësisht situatës me ndjekjen penale, qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur. Pra një firmë ndërtimi mund ta shesë apartamentin në ndërtim më shumë se njëherë deri në momentin që regjistron pronën.

Leja  do regjistrohet menjëherë sapo jepet nga basdhkia dhe cdo transaksion duhet të jetë i deklaruar në ZRPP”, tha Manjani ndërsa këshilloi qytetarët:

“ i bëj thirrje çdo qytetari që do të blerë një pronë të bëjë kontratën e pronësisë vetëm te zyra e noterit, jo te juristët se te zyra e noterit do ketë garanci se kjo kontratë do jetë një dhe e vetme

Problemi numër dy është ai i mosmarrëveshjes mes kredimarrësve dhe bankave kredidhënëse në çaste të caktuara.Çfarë ndodh kur kompania e ndërtimit falimenton si zgjidhet marrëveshja apo mosmarrëveshja e kompanisë me bankën?”, pyeti Manjani ndërsa shtoi se sipas këtij projektligji “Kontratat do jenë të vlefshme edhe në momentin që falimenton banka”

“E treta zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjendet sot para vështirësive serioze dhe vështirësia e parë është që sot mungon një hartë unike dixhitale që të japë informacion për cdo të interesuar për të bërë të mundur krijimin e një harte të besueshme nga të gjithë, ZRPP ka vetëm një përgjigje:” është mbivendosje, drejtojuni gjykatës, duhet financim ose do marrim borxh ose me burimet tona dhe kremi vendosur ta financojmë me burimet tona

Ky është qëllimi i këtij projektligji, do mohoja veten time nëse do thoja ska korrupsion, nuk është gjithmonë tek njeriu është tek sistemi dhe sistemi është dixhitalizimi dhe për këtë duhet një hartë unike”, përmbylli ministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Byroja Kombëtare, Blushi: Duket se ka një pakt që të mos ketë hetim dhe ndëshkim
Peleshi i përgjigjet Dades: Asambleja e PS s’ka lidhje me kërkesën tuaj »
Article Logic
Execution time: 0.0042300224304199
array(1) { ["section"]=> string(119) "cfare-ndodh-ne-zyrat-e-zrpp-ministri-manjani-u-tregon-qytetareve-si-mos-mashtrohen-ndersa-pranon-po-ka-korrupsion-32317" }