Çfarë nuk duhet të ndodhë sot në stadium, Shqipëri-Serbi është “bileta” për në Francë

Publikuar tek: sport, më 07:30 08-10-2015 Çfarë nuk duhet të ndodhë sot në stadium, Shqipëri-Serbi është “bileta” për në Francë

Është e kuptueshme që çdo shqiptar kur shikon këto foto ndjen inat dhe zemërim për atë që ndodhi një vit më parë në Beograd të Serbisë. Por, dhuna e ushtruar nga huliganët serbë ndaj futbollistëve shqiptarë në fushën e lojës dhe në sytë e të gjithë botës, nuk është argument që e njejta histori e trishtë të përsëritet sërish, ku kësaj here dhunuesit të jenë shqiptarët.

Ngjarjet e Beogradit kanë hyrë në historinë e futbollit si ndër më të rëndat e ndodhura ndonjëherë. Autoritetet serbe u konsideruan të paafta për të organizuar një ndeshje me një nivel të lartë rrezikshmërie, ndërsa pati akuza edhe ndaj UEFA-s për papërgjegjshmëri kur vendosi të linte në një grup Shqipërinë dhe Seribnë, apo më mirë të themi shqiptarët dhe serbët.

Shqipëria pas shumë përpjekjesh arriti të fitonte atë që meritonte nga ajo ndeshje, 3 pikët. Sot, ekipi ynë kombëtar ndodhet në pozicionin më të mirë në renditje të një kompeticioni ndërkombëtar që prej krijimit të tij në vitin 1930.

Ndeshja kundër Serbisë jo më kot konsiderohet si “bileta” e Shqipërisë dhe shqiptarëve për të realizuar ëndrrën e madhe, të shkojnë në Kampionatin Europian të vitit 2016. Çdo incident i ngjashëm me atë të ndodhur në Tiranë pasditen e djeshme, kur autobusi serb u godit me gur, do të ishte një goditje e rëndë për Kombëtaren tonë.

Serbët nuk e kanë harruar dhe nuk e pranojnë dot as sot, pas një viti, refuzimin e Shqipërisë për tu futur në fushën e lojës pa u marrë të gjitha masat e sigurisë, gjë për të cilën autoritetet e atij vendi treguan se ishin të paafta për t’i mundësuar. Ata presin vetëm një gjë, incidentin që do i nxjerrë nga fusha e lojës për të mos u rikthyer përsëri aty.

Synimi i tyre është që të ndërpresin ëndrrën e shqiptarëve për të arritur në Francë2016, e pranuar në disa konferenca për shtyp nga vetë lojtarë dhe stafi i skuadrës serbe.

Por, kuq e zinjtë në fushë dhe ata në shkallët e stadiumit kanë qëllimin e tyre, të cilin nuk do lejojnë të shkojë dëm si pasojë e provokimeve. Rruga e Shqipërisë drejt Francës është e hapur, mjafton që ne të mos i vendosim pengesa vetes. 

Lexo edhe: Mediat botërore të stacionuara në Elbasan: “CNN”, “BBC” apo “NY Times” ndjekin nga afër Shqipëri-Serbi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Duka për Vuçiç: Nuk e dua në stadium më 8 tetor
Bastet/ Në Serbi dhe në Shqipëri kompanitë favorizojnë djemtë kuq e zi »
Article Logic
Execution time: 0.016463994979858
array(1) { ["section"]=> string(88) "cfare-nuk-duhet-te-ndodhe-sot-ne-stadium-shqiperi-serbi-eshte-bileta-per-ne-france-22595" }