Çfarë nuk kanë shkruar mediat për "Top Awards": Dy vajza të lidhura me zinxhir në tapetin e kuq

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:09 25-06-2016 Çfarë nuk kanë shkruar mediat për

Ndoshta kaloi si pa u vënë re por është një nga momentet kulminante të "Top Awards" në Top Channel.

Ndërkohë që të gjitha vajzat “VIP”  zgjodhën fustane klasi duke nxjerrë kështu në pah format e bukura, këto dy vajza kanë bërë një gjë krejt të veçantë: janë lidhur me zinxhirë.

E kemi fjalën për gazetaret Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta që kanë përmbysur “skenarin” në momentin e fundit dhe kanë zgjedhur që të protestojnë në tapetin e kuq, mbështjellë me pelerina, në temperatura të larta.

Pse kjo protestë? Shpjegimin e jep vetë Fatma:

“Mbreme zgjodhem te mos bejme parakalimin a zakonshem ne tapetin e kuq ne Top Aëards. Shfrytezuam nje eveniment si ky, per te veshur mbi rrobat e bukura petkun e vertete te ketyre koheve. Erdhem te veshura zi, te lidhura me zinxhire, si cdo grua, cdo femije, fundja cdo individ ne kete vend.
Sollem ne feste pak deshperim, per te treguar se cudia me e madhe nuk duhet te zgjase me tre dite. Se nuk duhet te sensibilizohemi vetem kur shikojme videoskandale...
Ishim aty si viktima,pa ze, pa fytyre, te pafuqishme, si roberesha lidhur me zinxhir, ishim aty si cdo grua qe keshtu ndihet cdo sekonde te jetes se saj, si cdo femije perballe monstrave me fytyre njeriu...Ishim aty...ishim aty...dhe ndoshta nuk pane edhe kete here...ashtu sic bejne me te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t'i kujtuar gjithe te pranishmeve veshjen e vertet poshte xixave e teminave...per t'i treguar si e kemi te veshur shpirtin keto kohe!”.

zinxhire1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kingia e selisë blu me fustan të kuq, pse e tërheq e kuqja zëdhënësen Nebiaj? (FOTO)
Shpërthen këngëtari korçar ndaj “Top Awards”: Hip-hop e b*thë të mira »
Article Logic
Execution time: 0.051778078079224
array(1) { ["section"]=> string(98) "cfare-nuk-kane-shkruar-mediat-per-top-awards-dy-vajza-te-lidhura-me-zinxhir-ne-tapetin-e-kuq-44576" }