Çfarë nuk u pa në Kuvend, nga “flirtet” e Arben Ahmetaj tek SMS-të e Musa Ulqinit me rrobaqepësin (Video)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:22 17-12-2016 Çfarë nuk u pa në Kuvend, nga “flirtet” e Arben Ahmetaj tek SMS-të e Musa Ulqinit me rrobaqepësin (Video)

Në parlament ka edhe momente kur deputetët lirohen nga kostumi zyrtar dhe kanë kohë të shkëmbejnë edhe përshëndetje apo biseda me njeri-tjetrin.

Emisioni “Kjo javë” në “News 24” ka sjellë pamje nga seanca e kaluar parlamentare ku kanë rënë në sy miklimet e ministrit të Financave, Arben Ahmetaj ndaj disa deputetëve të mazhorancës dhe ministrave të qeverisë.

Ajo që bie në sy është një xhest i pazakonstë i ministrit që ndoshta për forcë zakoni i ka përkëdhelur të gjithë deputetët, femra e meshkuj, përshfi edhe ministrat socialist që ka takuar në seancë.

Gjatë punimeve plenare, kamera ka kapur edhe disa SMS mes deputetit socialist, Musa Ulqini dhe rrobaqepësit të tij.

Pavarësisht se e enjtja e kaluar ishte një nga ditët më të rëndësishme të Parlamentit sepse do miratohej Buxheti i vitit 2017, Ulqini më shumë se sa tek ekonomia e vendit e kishte përqëndruar vëmendjen tek kostumi i rradhës “handmade” që kishte porositur.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025038957595825
array(1) { ["section"]=> string(106) "cfare-nuk-u-pa-ne-kuvend-nga-flirtet-e-arben-ahmetaj-tek-sms-te-e-musa-ulqinit-me-rrobaqepesin-video-62972" }