Çfarë nuk u vu re nga festa e fitores së Partisë Socialiste në sheshin "Skënderbej", nga ministrat te Endri Fuga (FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:34 01-07-2017 Çfarë nuk u vu re nga festa e fitores së Partisë Socialiste në sheshin

Fitoja e thellë e Partisë Socialiste nuk kishte se si mos të festohej. Pas rezultateve, Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat dhe të gjithë socialistët u mblodhën në Sheshin "Skënderbej". Rama falenderoi përzemërsisht të gjithë mbështetësit e tij, veçanërisht bashkëshorten e tij Linda Ramën dhe të ëmën zonjën Aneta.

Mirëpo, jo çdo detaj është vënë re. Më poshtë janë disa nga momentet më pikante nga festa gjigante, të kapura nga fotografi i “Panorama”.

ministret.jpg

Zonjat e PS-së përqafojnë me radhë Saimir Tahirin

Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm, ka qenë një ndër elementët më aktivë të kësaj partie në fushatë. Në mitingun e fitores, Tahiri është përqafuar nga Ermonela Felaj dhe Blerina Gjylameti me përzemërsi të veçantë. 

tahiri.jpg

tahiri_2.jpg

 

Endri Fuga i kujton Ramës qytetin që harroi, por ai s’e ka mendjen.

Emri i Endri Fugës, këshilltarit për media të Kryeministrit Rama, është dëgjuar shpesh të permendet nga ky i fundit në këtë fushatë.

Rama pohoi se i dëgjon shumë këshillat e tij, prandaj ka marrë pjesë edhe në programe televizive të cilat me kohë kanë qenë qartazi kundër tij. Në fjalimin që mbajti në sheshin “Skënderbej”, Rama falënderoi një për një të gjitha qarqet që votuan me shumicë PS-në, por harroi disa prej tyre. Pikërisht në këtë moment Endri Fuga i afrohet podiumit për t’ia kujtuar, por duket që Rama nuk arriti ta dëgjojë nga zhurma e madhe që sillte turma.

 

 endri.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069348812103271
array(1) { ["section"]=> string(121) "cfare-nuk-u-vu-re-nga-festa-e-fitores-se-partise-socialiste-ne-sheshin-skenderbej-nga-ministrat-te-endri-fuga-fotot-84652" }