Çfarë paralajmëron Rama për administratën publike: Brenda datës 15 dhjetor merrni edhe 3 dokumente online

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:15 12-12-2017 Çfarë paralajmëron Rama për administratën publike: Brenda datës 15 dhjetor merrni edhe 3 dokumente online

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndjekësit e tij virtualë me një informacion lidhur me lehtësimin e barrës në sportelet e administrates, referuar arritjeve përmes portalit e-Albania.

Për këtë, kryeministri bën edhe një njoftim se çfarë dokumentesh do të duhen brenda datës 15 dhjetor, që tashmë do të gjenerohen përmes këtij portali.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë informacion për kohën dhe paratë e kursyera qytetarëve përmes lehtësimit të ndjeshëm të barrës burokratike në sportelet e administratës, ju uroj një ditë të mbarë 

Vetëm gjatë muajit nëntor janë gjeneruar online ? në portalin e-Albania 18,498 vërtetime tatimore; 94,466 certifikata të gjendjes civile; 876 ekstrakte biznesi. Shumë shërbime publike të portalit e-Albania tashmë do të ofrohen në çdo zyrë noterie dhe filiali të Postës Shqiptare pranë ? suaj, pa patur nevojë të shkoni në sportelet përkatëse.

Brenda datës 15 dhjetor 2017, listës me 2⃣6⃣ dokumente shoqëruese, të cilat nuk kërkohen më nga sportelet e institucioneve shtetërore, do t'i shtohen edhe 3⃣ dokumente të tjera të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tanimë do të gjenerohen përmes portalit e-Albania:

· Ekstrakt i thjeshtë
· Ekstrakt historik
· Certifikata e regjistrimit (NUIS)”, shkruan Rama në facebook.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02577805519104
array(1) { ["section"]=> string(111) "cfare-paralajmeron-rama-per-administraten-publike-brenda-dates-15-dhjetor-merrni-edhe-3-dokumente-online-102768" }