Çfarë po ndodh me Euron këtë verë

Publikuar tek: ekonomi, më 14:32 28-06-2017 Çfarë po ndodh me Euron këtë verë

Monedha e përbashkët Euro, sot këmbehet në tregun vendas me 132.15 lekë, duke u rritur me 0.17 lekë por pa mundur që të tejkalojë rënien e ditës së djeshme.

Që prej fillimit të këtij muaji monedha e përbashkët europiane ka pësuar rënie të vazhdueshme, duke u zhvlerësuar me rreth 2.2 lekë dhe duke kapur nivelin më të ulët që nga fundi i gushtit të 2009-ës.

Ky forcim i lehtë në tregun vendas i monedhës së përbashkët vjen pasi euro arriti nivelin më të lartë të këmbimit të një viti në tregjet ndërkombëtare. Në bursë 1 EURO këmbehej me 1.13 USD.

Nënçmimi i euros ka tërhequr poshtë të gjitha monedhat e tjera, duke qenë se euro në tregjet ndërkombëtare është forcuar përkundrejt dollarit.

Si rrjedhojë, ky dobësim i euros ka ndikuar në zhvlerësimin e të gjitha monedhave të tjera, duke ruajtur raportin e këmbimit të euros me shportën e monedhave kryesore në bursë.

Sipas ekspertëve të kursit zgjedhjet kanë qenë shkaku kryesor i nënçmimit të euros në ditën e djeshme, e cila po këmbehet në nivelet më të ulëta që nga fundi i gushti të 2009-ës, kur këmbehej më 131 lekë. /Newsbomb.al/ 

vlllllll.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049593925476074
array(1) { ["section"]=> string(39) "cfare-po-ndodh-me-euron-kete-vere-84292" }