Çfarë po ndodh me Skënderbeun?! Klubi kërcënon: Nëse duam ne, Partizani nuk e sheh Europën

Publikuar tek: sport, më 20:35 26-10-2015 Çfarë po ndodh me Skënderbeun?! Klubi kërcënon: Nëse duam ne, Partizani nuk e sheh Europën

Humbja ndaj Partizanit mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një gjendje aspak të mirë tek korçarët e Skënderbeut. Pas akuzave dhe fyerjeve ndaj mediave dhe FSHF-së të bëra në deklaratën zyrtare, klubi ka lëshuar një tjetër deklaratë ‘bombë’, kësaj herë në faqen e tij në facebook.

Një tifoz (i Partizanit) ka bërë një koment në faqen zyrtare të Skënderbeut, duke ironizuar deklaratën e tyre për shtyp. Ka mjaftuar kaq që administratorëve të klubit korçar të mos u mbajnë nervat dhe t’i përgjigjen tifozit me një koment të dyshimtë.

“Mos harroni që në qoftë se duam ne, ju (Partizani) nuk futeni as në kupat e Europës”, është kjo përgjigja e klubit korçar, i cili mesa duket ndihet aq i fuqishëm sa të përcaktojë fatet e skuadrave të Superligës shqiptare.

Edhe deklarata për golin offside të Partizanit, i pretenduar nga Skënderbeu, është shkruajtur me gjaknxehtësi, çka e bën atë jo tepër profesionale.

skend.png

Reagimi i Skënderbeut: 

Marrim shkas nga censura në mediat e shkruara të ditës së sotme ku nuk është paraqitur as edhe një fjali për golin “offside” të ekipit të Partizanit për të reaguar rreth standarteve të ndryshme që përdorin mediat Shqiptare, por edhe zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit për situata të ngjashme.

Na vjen keq që përveçse në Supersport goli “Offside” nuk u paraqit në asnjë media të shkruar, kjo për shkak të interesave të drejtuesve të këtyre gazetave. Goli ishte qartësisht pozicion jashtë loje dhe ndihmoi ekipin e kuq të fitonte ndeshjen. Është e pabesueshme së si gjyqtari kryesor, gjyqtarët anësor dhe prapa porte e kanë të veshtire të dallojnë 3 lojtarë përpara portierit Orges Shehi. Kjo situatë është qartësisht një mbështetje për të zbritur ekipin tonë nga Froni nga media, disa “gazetarucë” dhe disa zyrtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit të lidhur ngushtë me klubin e Partizanit, por është e pamundur t’ia dalin përpara “urisë” së kampionëve tanë për të fituar titullin kampion dhe për të dominuar çdo kundërshtar.

Një aspekt tjetër ku dëshirojmë të ndalemi janë ofendimet e tifozëve vendas gjatë gjithë 90-minutave kundrejt presidentit, lojtarëve dhe qytetit të Korçës. Nëqoftëse ato ofendime do të bëheshin në stadiumin “Skënderbeu” loja do ishte ndaluar dhjetra herë por Jemini ka mundësi që dje të kishte vendosur “pambuk” në vesh sepse është e pamundur të dëgjosh ato lloj ofendimesh nga disa tifozë që i perkasin “llumit” teë vendit tonë të dashur, madje të mbeshtetur nga klubi i Partizanit dhe të mos reagosh në asnjë moment, madje nuk pati as këshillimin më të vogel për klubin vendas. Këtu po veprohet qartësisht me 2-standarte në kurriz të ekipit tone.

Pavarësisht luftës së hapur ndaj klubit tonë do ta keni të pamundur të na rezoni nga froni, do e kenë të pamundur të mposhtin ekipin më të mirë në historinë e futbollit Shqiptar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tetë kandidatë për zgjedhjet presidenciale të FIFA-s, sheikë dhe ish-futbollistë në garë
Ilir Daja merr drejtimin e Tiranës, u prezantua nga presidenti Refik Halili »
Article Logic
Execution time: 0.02012300491333
array(1) { ["section"]=> string(92) "cfare-po-ndodh-me-skenderbeun-klubi-kercenon-nese-duam-ne-partizani-nuk-e-sheh-europen-24019" }