Çfarë po ndodh në Siri? Këto grafika shpjegojnë se kush janë aleatët dhe armiqtë (Foto)

Publikuar tek: bota, më 20:13 05-10-2015 Çfarë po ndodh në Siri? Këto grafika shpjegojnë se kush janë aleatët dhe armiqtë (Foto)

Rusia ka hyrë me forcë në luftën civile siriane që ka ngatërruar aktorë rajonal dhe ndërkombëtarë që nga kryengritja popullore e marsit të 2011-ës për të rrëzuar sundimin autoritar të Assad-it.

Evolucioni i revoltës më së shumti me kryengritës Sunni të cilët luftojnë komunitetin minoritar Alevit, një degë e islamit shiit, e ka kthyer vendin në një fushëbetejë ku janë ngatërruar ndërkombëtarë, me gjakderdhje sektare dhe rivalitet ndërkombëtar.

Konflikti sirian ka evoluar në tre sfera, lokale, rajonale dhe ndërkombëtare. Brenda Sirisë janë kryesisht fraksionet islamiste kundër regjimit ku përfshihet ushtria siriane, luftëtarë shia nga grupi i Hezbollahut në Liban, garda revolucionare iraniane dhe një sërë grupesh militante pro-regjimit.

Vetë rebelët janë të ndarë në fraksione të ndryshme. Grupet kryesore Islamiste dhe kurde bashkëpunonjë dhe janë të dyja kundër regjimit po ashtu edhe kundër ISIS.

Në frontin rajonal kërcënimet janë midis Iranit dhe vendeve të Gjirit në anën tjetër. Në këtë grafikë nga “FT” tregohen pozicionimet e palëve të përfshira në Siri. (Me jeshile nga e majta janë aleatët, nga e djathta me ngjyrë të kuqe armiqtë).

rusia1.jpg

1fc5f79e-6b7d-11e5-8171-ba1968cf791a.png

1ee98728-6b7d-11e5-8171-ba1968cf791a.png

1e09dd4e-6b7d-11e5-8171-ba1968cf791a.png

1d2c0be0-6b7d-11e5-8171-ba1968cf791a.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027314901351929
array(1) { ["section"]=> string(90) "cfare-po-ndodh-ne-siri-keto-grafika-shpjegojne-se-kush-jane-aleatet-dhe-armiqte-foto-22408" }