Çfarë po ndodh në Sri Lanka? Zbardhet axhenda e forumit ekonomik dhe për çfarë ka folur Erion Veliaj

Publikuar tek: politike, më 14:15 07-01-2016 Çfarë po ndodh në Sri Lanka? Zbardhet axhenda e forumit ekonomik dhe për çfarë ka folur Erion Veliaj Profili i Veliajt në prezantimin te pjesmarrësit në Forum

Erion Veliaj prej dy ditësh është nisur për në Sri Lanka në Azinë Jugore, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik të organizuar nga George Soros. Newsbomb.al zbardh axhendën se për çfarë ka folur kryebashkiaku i Tiranës.

Veliaj ka marrë pjesë në panelin e diskutuesve për të folur për mundësitë dhe sfidat në rritjen gjithpërfshirëse. Ai ka dhënë mendimet e tij për procesin e urbanizimit  me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm, konkurues dhe produktiv.

Njëkohësisht Veliaj ka folur përkrah kolegëve të tjerë si Montek Singh Ahluwealia, Alan Hirsch, Frank Neffke, Nishan de Mel dhe Muttukrishna Sarvananthan për atë që mund të bëjë qeveria për të siguruar që të gjitha rajonet dhe grupet sociale të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga procesi. 

Forumi do të vazhdojë punimet edhe ditën e nesërme. Ndërkohë sot në Tiranë ka patur më pak rreshje se dje kur Lana doli nga shtrati, situatë që po e menaxhon nënkryetari i Veliajt, Arbi Mazniku. Veliaj kthehet në Tiranë pas 3 ditësh.

{gallery}srilankaveliaj{/gallery}

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Ekzekutimi mafioz i Durrësit, policia është e përfshirë”, Alibeaj akuza të forta për Tahirin dhe dyshime se viktima ka lidhje me vrasjen e 2-fishtë
Rama në Sukth: Këtu ka qenë liqen, po paguajmë faturën e zhvillimit kaotik dhe shkatërrimit të natyrës »
Article Logic
Execution time: 0.017441987991333
array(1) { ["section"]=> string(105) "cfare-po-ndodh-ne-sri-lanka-zbardhet-axhenda-e-forumit-ekonomik-dhe-per-cfare-ka-folur-erion-veliaj-29381" }