Çfarë s’u dëgjua në Parlament/ U godit me vezë, Rama- deputetit: Ku je këtu ore budalla? Hoxha: Ik o b*thq*r

Publikuar tek: politike, më 08:20 26-02-2016 Çfarë s’u dëgjua në Parlament/ U godit me vezë, Rama- deputetit: Ku je këtu ore budalla? Hoxha: Ik o b*thq*r

Situata degradoi ditën e djeshmenë seancën parlamentare ku kryeministri Edi Rama u qëllua disa herë me vezë ç’ka solli edhe reagime të ashpra nga të dyja palët.

Asnjë nga vezët nuk mundi të shënjestrojë kryeministrin Rama, i cili u godit në fakt nga deputetja Albina Deda e cila mbështolli një letër të lagur dhe ia hodhi kryeministrit si “mesazh nga Mirdita”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit pas këtij moment.

Edi Rama- ­Albinda Dedës: O monstre, si e ke hallin?! Ku e fute që e

ke lagur?

(Deputetja Halimi tenton çajë rrethimin e gardës. Reagon edhe deputeti socialist Erion Braçe)

Braçe: Kujdes se kap ndonjë gjë të fortë aty. Mos i fut duart!

Halimi: Qepe gojën!

(Deputeti i PD­-së, Bedri Hoxha, nxjerr nga një vezë dhe godet Kryeministrin Rama por veza përplaset te ministrja e Shtetit Ermonela Felaj. Deputeti Bedri Hoxha nxjerr sërish një vezë dhe qëllon drejt kryeministrit)

 Rama: Ku je këtu, budalla…?! Je në terezi?!

Hoxha: Ik o b*thq*r...

Pas kësaj është deputeti tjetër demokrat Gent Strazimiri i cili qëllon me vezë por veza përplaset në mur. Në këtë moment ndërhyn shoqëruesi i sigurimit i cili nxjerr çadrën për të mbrojtur kryeministrin Rama nga goditjet.

“ Është legjitime”, tha më vonë Strazimiri kur u pyet nga gazetarët për gjestin e bërë në Kuvend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha “del nga vetja”, përplaset në emision me gazetarët Robert Rakipllari dhe Anila Basha (Video)
Rama me Jolezën përkrah, e detyron kongresi i të rinjve socialistë? (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.019845962524414
array(1) { ["section"]=> string(108) "cfare-s-u-degjua-ne-parlament-u-godit-me-veze-rama-deputetit-ku-je-ketu-ore-budalla-hoxha-ik-o-b-thq-r-33574" }