Çfarë thonë dëgjuesit e Eurovision për këngën që do përfaqësojë Shqipërinë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:18 24-12-2016

Fitorja e Linda Halimit në Festivalin e Këngës është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të Eurovision, si kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian.

Të shumë janë dëgjuesit e huaj që kanë komentuar këtë zgjedhje të Shqipërisë dhe shumica janë të impresionuar. Është vokali i Lindës që tërheq më shumë vëmendjen, megjithatë nuk mungojnë komentuesit e huaj që kërkojnë që kënga të mos përkthehet në anglisht, pasi version shqip është përfekt.

Disa nga komentet:

-Zgjedhje e shkëlqyer, shpresoj që të këndojë të paktën gjysmën e këngës në shqip.

-Fitorja e Linditës është surprizë e madhe. I preferuari im ishte Dilan Reka dhe do ishte më mirë sikur ai të prezantonte Shqipërinë. Vendi i dytë për Genc Salihun ishte një surprizë negative sepse kënga e tij ishte më e keqja nga 14 pjesëmarrësit, ai nuk meritonte të ishte në finalen e këtij festivali.

Kënga e Lindës është e jashtëzakonshme dhe duhet të dëgjuar disa herë. Sipas mendimit tim, Shqipëria mund të arrijë në finalen e Kievit këtë vit.

- E fuqishme, emocionuese, e disiplinuar dhe impresionuese. Një zë i mrekullueshëm që i jep veçanti nga pjesëmarrjet e tjera në Eurovision. Punë e shkëlqyer, Shqipëri.

-Padyshim zgjedhje e gabuar sërish. Juria shqiptare ka tendencën të shkojë drejt dramës, që solli një rezultat fantastik me Rona Nishliun, por kanë dështuar të përsërisin suksesin. I preferuari im ishte Dilan Reka dhe Rezarta Smaja, ata do ishin më të denjë për në Kiev.

-Baladë e fuqishme.

-Fituese e madhe. Ishte e preferuara ime. Shpresoj që të këndojë në shqip.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015605926513672
array(1) { ["section"]=> string(80) "cfare-thone-degjuesit-e-eurovision-per-kengen-qe-do-perfaqesoje-shqiperine-63641" }