Champions League/ Barcelona dhe Bayern fitojnë me vështirësi

Publikuar tek: sport, më 22:11 05-04-2016 Champions League/ Barcelona dhe Bayern fitojnë me vështirësi

Pas dështimit në “Camp Nou” kundër Real Madridit, Barcelona ka zbritur sërish në stadiumin e saj përballë një tjetër ekipi madrilen. Çerekfinalja e parë e Ligës së Kampioneve ka vënë përballë Barcelonën dhe Atletiko Madridin në një sfidë ku gabimi ndalohej.

Katalanasit zhvilluan një nisje të shpejtë, duke zotëruar pafundësisht topin, ndërsa Atletiko zgjodhi kundërsulmet e shpejta.

Rastet nuk munguan, por fati i buzëqeshi Atletiko Madridit që zhbllokoi me Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll shënoi të parin për udhëtuesit dhe të 11-tin kundër Barcelonë.

Reagimi i Barçës nuk ndryshoi rezultatin e pjesës së parë, por këtë radhë fati anoi nga kampionët e Spanjës të cilët patën mundësinë të luajnë në superioritet numerik pasi “heroi” Torres u dënua me të kuq. Vendimi i gjyqtarit do të shkaktojë shumë polemika pasi sulmuesi spanjoll është pezulluar në momentin kur po i shkaktonte një “mal” me telashe vendasve.

Pjesa e dytë ishte “makth” për Atletikon që u gjend përballë reagimit të frikshëm të katalanasve.

Suarez i riktheu qetësinë trajnerit Luis Enrike, duke baraspeshuar takimin i cili po luhej me një portë të vetme.

Avantazhi i kampionëve të Evropës ishte në “ajër” dhe për të siguruar fitoren në “Camp Nou” ka menduar sërish Suarez që me dopjetën e tij ka rrëzuar Atletikon që me një lojtar më shumë mund të kishte krijuar telashe.

Barcelona fitoi me përmbysje çerekfinalen e vajtjes, 2-1 duke hedhur një hap drejt kualifikimit ndërsa Atletiko ka shkëlqyer vetëm për 45 minutat e para dhe me 1 lojtarë më pak kundër katalanasve, misioni bëhet i pamundur. 


Pep Guardiola e tha para ndeshjes: nuk jemi aq favoritë sa dukemi. E megjithatë, të luash në Mynih, të shkosh 1-0 në avantazh pas 2 minutash lojë dhe pastaj të mos bësh thuajse asgjë për 88 minuta, këtu diçka nuk shkon.

Bajerni i Mynihut ka fituar sot 1-0 ndaj Benfikës, në një ndeshje të lehtë në letër, por që rezultoi ndryshe.

Bavarezët e nisën frikshëm, duke shënuar shumë shpejt me anë të mesfushorin Vidal dhe duke dominuar në lojë, por me kalimin e minutave e ulën ritmin.

Benfika kaloi tronditjen e fillimit dhe pak nga e pak e përmirësoi lojën, duke filluar të ishte edhe nga porta vendase, por pa krijuar rreziqe.

Në pjesën e dytë Bajerni e uli edhe më shumë ritmin dhe rrezikoi shumë, sepse Benfika mori zemër, humbi edhe një rast ideal me sulmuesin Zhonas dhe e kontrolloi qetësisht ndeshjen, aq sa gjuajtja e parë në kuadrat e Bajernit në pjesën e dytë erdhi pak minuta para mbylljes.

Në fund, Bajerni pati shansin të thellonte avantazhin, por i vetëm me portierin Levandovski preferoi të pasonte për kapitenin Lam, duke gabuar.

Vetëm 1-0, aspak keq, por edhe jo shumë mirë për Bajernin, që mund dhe duhej të bënte shumë më tepër se kaq.

(Sportal.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zyrtare, Kombëtarja Shqiptare luan miqësoren e fundit 8 ditë përpara Euro 2016
Është momenti i Donis Avdijajt »
Article Logic
Execution time: 0.023283958435059
array(1) { ["section"]=> string(65) "champions-league-barcelona-dhe-bayern-fitojne-me-veshtiresi-36923" }