Champions League/ Çmenduria e Florenzit befason Barcelonën (Video)

Publikuar tek: sport, më 22:21 16-09-2015

Një barazim historik është ky arritur sot nga Roma kundër kampionëve në fuqi të Champions League, Barcelonës.

Katalanasit kanë kaluar të parët në avantazh në minutën e 21 me Suarez, por 10 minuta më vonë një çmenduri e Florenzit ka ngritur  në këmbë stadiumin “Olimpico”. Lojtari i Romës me një gjuajtje pothuajse nga mesi i fushës ka realizuar një gol fantastik duke kapur në befasi portierin e skuadrës mike.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot në Champions League, ka qenë Dinamo e Zagrebit skuadra tjetër që ka surprizuar për mirë, me fitoren e arritur në fushën e saj kundër Arsenal.

Chelsea e Jose Mourinho-s e ka nisur me fitore aventurën në Champions pavarësisht momentit të keq që po kalon në kampionat. Skuadra angleze ka fituar me rezultatin 4-0 kundër izraelitëve të Maçabi Tel Aviv.

Bayern Munich ka siguruar gjithashtu një fitore bindëse në Greqi. Gjermanët kanë mposhtur me rezultatin 3-0 grekët e Olympiakos.

Rezultatet e ndeshjeve të luajtura sot në Champions League:

16.09.2015
20:45 CL Group E AS Roma 1-1 FC Barcelona
20:45 CL Group E Bayer Leverkusen 4-1 BATE Borisov
20:45 CL Group G Chelsea FC 4-0 Maccabi Tel Aviv
20:45 CL Group F Dinamo Zagreb 2-1 Arsenal
20:45 CL Group G Dynamo Kiev 2-2 FC Porto
20:45 CL Group H KAA Gent 1-1 Lyon
20:45 CL Group F Olympiakos Pireus 0-3 Bayern München
20:45 CL Group H Valencia CF 2-3 Zenit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia greke dhunon rëndë brenda në stadium tifozët e Bayern Munich (Video)
Në Elbasan Arena rrezikohet të flitet vetëm turqisht »
Article Logic
Execution time: 0.020982027053833
array(1) { ["section"]=> string(69) "champions-league-cmenduria-e-florenzit-befason-barcelonen-video-20970" }