Champions/ Porto turpëron Bayern-in, Barcelona mposht PSG

Publikuar tek: sport, më 21:56 15-04-2015 Champions/ Porto turpëron Bayern-in, Barcelona mposht PSG

Me rezultate të njejta, 3-1, kanë përfunduar dy ndeshjet radhës çerekfinale të Champions League midis Porto-Bayern Munich dhe PSG-Barcelona.

Luzitanët e Portos kanë dhuruar sot surprizën e mbrëmjes duke mposhtur në shtëpinë e tyre gjigandët e Bayern Munich. Një gol i realizuar nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 3 nga Quaresma ka shpërqëndruar skuadrën e Guardiolës, e cila pësoi golin e dytë vetëm shtatë minuta më vonë. Megjithatë, gjermanët u përgjigjën në minutën e 28 me Thiago Alcantara duke ngushtuar rezultatin në “Do Dragao”, por ky ishte goli i vetëm i shënuar nga Bayern përgjatë 90 minutave. Martinez në minutën 65 vuloi fitoren e Portos në këtë ndeshje çerekfinaleje.

Më këtë rezultat, për kampionët e gjermanisë nuk do të jete e lehtë ndeshja e kthimit dhe duhet një përgatitje e madhe për skuadrën e Guardiolës në mënyrë që të arrijë gjysmëfinalen e Champions League.

Një paraqitje aspak e denjë për PSG-në sot në ndeshjen përballë Barcelonës, të cilën e humbi me rezultatin 1-3. Francezët u mposhtën në shtëpi nga golat e Neymar në pjesën e parë dhe dopieta e realizuar nga Suarez në pjesën e dytë të takimit. Ishte gabimi i Mathieu-t në minutën e 82, çka i dhuroi PSG-së golin e vetëm në këtë ndeshje. Tashmë katalanasit e shohin veten më pranë gjysmëfinales, gjithsesi skuadra e drejtuar nga Laurent Blanc nuk duhet neglizhuar deri në përfundim të minutës së fundit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elbasani-Tirana zhvendoset në Pogradec, shkak punimet në “Elbasan Arena”
Cana: Ngjarjet e Podgoricës nuk krahasohen me ato të Beogradit »
Article Logic
Execution time: 0.022546052932739
array(1) { ["section"]=> string(60) "champions-porto-turperon-bayern-in-barcelona-mposht-psg-8840" }