Champions/ Real Madrid sheh çerekfinalen

Publikuar tek: sport, më 23:02 18-02-2015 Champions/ Real Madrid sheh çerekfinalen

Kryesueset e grupeve dalin sërish më të "qeshura" dhe në mbrëmjen e dytë të Championsit, me Realin e Madridit që fitoi pa shumë "djersë" në Gjermani ndaj Schalkes e Porton që shpalosi përvojën e tij në kompeticionin europian me një barazim 1-1 në Zvicër ndaj Baselit.

Në  "Arena Auf Schalke" të Gelsenkirshen fituesi ishte i njëjtë si një vit më parë, Reali i Madridit, vetëm se këtë herë jo me shifra tenistike por me një rezultat 2-0, i pranueshëm për ta etiketuar si "çerekfinalisti" i parë dhe pse duhen dhe 90 minuta të tjera për t'u luajtur. Madrilenët kishin të njëjtën ngjyrë fanellë të ndezur si më një vit më parë, por këtë herë nuk shpalosën të gjithë "artin" e tyre në fushë. Pikëpyetjet më të mëdha rrethonin Ronaldon, që nuk shënonte prej 3 ndeshjesh në La Liga, por portugezi i dha një përgjigje të gjithë skeptikëve në të 26-tën, kur fluturoi për të goditur me kokë topin e 1-0.

Reali iu afrua sërish golit para pushimit me Ronaldon, por 3 herë fituesi i "Topit të Artë" pa t'i mohohej goli nga një 19 vjecar debutues i quajtur Timon Wellenreuther. Në pjesën e dytë, Schalke mori kontrollin e ndeshjes, duke goditur dhe traversën në të 75-tën me një tjetër debutues, Platten. Përballë dëshirës së të rinjve fitoi dhe njëherë përvoja e Realit, me Marcelon që "shplurosi" të djathën e tij duke realizuar të parin gol sezonal në Champions.

Me Realin përpara dhe një gol i Schalkes pak do të ndryshonte për në kthim, ndaj rezultati nuk ndryshoi më duke shënuar 0-2 në përfundim.

Baseli i shqiptarëve, Xhaka, Gashi e Ajeti barazoi 1-1 në "St. Jacob Park" me Porton, me dy të parët që ishin titullar në formacionin e Paulo Sosas. Trajneri portugez nuk surprizoi dot ekipin e vendit të tij, pavarësisht se e nisi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer me një gol të të riut Gonzalez.

Ky i fundit aq shpejt sa shpërtheu aq shpejt dhe u shua, pasi la fushën pas vetëm 25 minutash për shkak të një dëmtimi. Zviceranët megjithatë e kontrolluan mirë pjesën e parë, me Xhakën mbi të gjitha që ishte vendimtar me lojën e tij në mesfushë. Pjesa e dytë nisi me një polemikë, pasi në të 50-tën, Casemiro arriti të shënojë por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje nga ana e kryesorit, pasi portugezët e kishin kryer dhe "ritualin" e festës. Gjithsesi barazimi, që ishte një rezultat i merituar për "dragonjtë" erdhi në të 79-tën me një gol të Danilos nga pika e bardhë.

1-1 në përfundim për barazimin e tretë në katër ndeshjet e fundit, që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit duke konfirmuar se të bësh parashikime në këtë Champions League është e vështirë, shumë e vështirë.

 

*Supersport

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kupa/ Skënderbeu, Kukësi, Laçi dhe Tirana gjysmëfinalistet, Partizani jashtë
Serbi-Shqipëri, vendimi përfundimtar në 16 Prill »
Article Logic
Execution time: 0.019272804260254
array(1) { ["section"]=> string(44) "champions-real-madrid-sheh-cerekfinalen-3773" }