Charlie Chaplin dhunonte bashkëshorten 15-vjeçare

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:49 02-04-2015 Charlie Chaplin dhunonte bashkëshorten 15-vjeçare

Charlie Chaplin është personazhi fenomal e më i dashur i kinematografisë. Dokumentet e divorcit  të vitit 1927 me bashkëshorten e dytë Lita Grey janë nxjerrë në ankand nga ku janë zbuluar të vërteta të hidhura për bashkëjetesën e tyre.

Lita ishte vetëm 15 vjeçe kur ishte njohur me Charlie Chaplin. Sipas dokumenteve, aktori e ka joshur të miturën dhe vetëm pas një viti sëbashku, në moshën 16-vjeçare ajo ka mbetur shtatëzënë. Charlie ka kërkuar abortin e fëmijës, por Grey nuk ka pranuar t’i bindet. Abortin e ka kundërshtuar edhe mamaja e Litës, një besimtare katolike e cila ka kërkuar menjëherë martesën e tyre duke e kërcënuar Charlien se do ta akuzonte për marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Pavarësisht se ata u martuan, Charlie e quante bashkëshorten e tij “një makinë seksi”.  Nga divorci i mëvonshëm Grey ka përfituar 825,000 dollarë. Në dokumente shkruhet se Charlie i ka kërkuar Greyt që të kryejë akte poshtëruese dhe fyese gjatë jetës bashkëshortore.

Ndërsa, në disa dokumente të tjera të bëra publike në vitin 2014 thuhet që artisti kishte pasur 2000 gra gjatë gjithë jetës së tij. Me Litën ai ka bashkëpunuar  edhe në skenë duke luajtur së bashku filmin “Gold Rush”. Në librin e shkruar Nga Peter Ackroyd shkruhet që shpifjet ndaj tij e kanë shtyrë Charlien që të kryejë vetëvrasje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074268817901611
array(1) { ["section"]=> string(54) "charlie-chaplin-dhunonte-bashkeshorten-15-vjecare-7657" }