"#CharlieHebdo" i munguar në Shqipëri

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:22 12-02-2015

Kur erdhi puna te akti terrorist i disa javëve më parë  në Francë, ne u bëmë të gjithë Charlie Hebdo. Madje ishim gati të shkonim e të marshonim të gjithë në rrugët e Parisit, i madh e i vogël… Një sulm kriminal ndodhi dy ditë më parë  edhe këtu në “Parisin tonë  të vogël” por çuditërisht reagimi (qoftë dhe në rrjetet sociale) ishte i vaktët.

Mos do duhej që ato bombat që shpërthyen të shkaktonin dhe viktima që të solidarizoheshim në masë, e të nisnim fushatën sensibilizuese?! Megjithatë, ne nuk duam ta drejtojmë gishtin te opinioni publik (ndonëse prej këndej lindin dhe shuhen gjëra të mëdha) por te zotërinjtë ministra që  në një formë apo në një tjetër janë edhe drejtues të opinionit publik

Nga 19 ministrat e qeverisë Rama të vetmit që ishin bërë “Saimir Tahiri” ishin Erion Veliaj dhe Milena Harito.

Nuk e vemë në dyshim solidarizimin edhe të  zotërinjëve dhe zonjave të tjera mninistre por nga një kërkim i shpejtë në profilet e tyre sociale nuk na rezultoi asnjë “CharlieHebdo “.

Dikush mund të thotë : Pse ka ngelur “Facebook-u” “Twitter-i” apo “instagram-i” vendi për t’u solidarizuar zyrtarët?” Po, në fakt.  Rrjetet sociale janë tashmë një media e re dhe ne e kemi parë që nga rrjetet sociale kanë nisur edhe nisma të mëdha. Kujtojmë këtu rastin e protestës së armëve kimike. Vetëm nga një faqe facebook-u “Aleanca kundër armëve kimike në Shqipëri” u mblodhën mijëra e mijëra njerëz që më pas u organizuan edhe në shesh.

Pastaj këta zotërinj e zonja shumë të nderuara që çdo ditë na hedhin në rrjetet sociale copëza fotografish e shkrimesh promovuese, për të na thënë  se janë në krye të detyrës dhe se po e bëjnë punën e vet siç duhet, pse mos të na e jepnin një mesazh sensibilizimi edhe për ngjarjen e shpërthimit?!

Jo për Tahirin, as për të atin e tij, po së paku për sytë e botës!

 

A.M

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.14533710479736
array(1) { ["section"]=> string(39) "charliehebdo-i-munguar-ne-shqiperi-3158" }