Check in Korça! Nis sot 'Festa e Birrës', eventi më i madh festiv në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 08:54 08-08-2018 Check in Korça! Nis sot 'Festa e Birrës', eventi më i madh festiv në Shqipëri

Eventi më i madh festiv në Shqipëri, Festa e Birrës mbështetur nga Vodafone, ka startuar në Korçë.

Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe anë e kënd botës do vizitojnë Korçën për festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj, nga dita e sotme deri në 12 gusht.

Drejtorja e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sofjola Kotelli me anë të një postimi në facebook mbrëmjen e djeshme ka lajmëruar se sot nis festa birrës duke ftuar të gjithë njerëzit të bëhen pjesëmarrës në këtë event.

“Nesër fillon festa e birrës, festivali më i madh në Shqipëri që për plot 5 netë, mbush dhe gjallëron qytetin si asnjëherë tjetër. 
Shumë vite më parë me dashuri dhe shumë pasion ideuam konceptin e turizmit të eventeve, për hereë të parë në Shqipëri, koncept jo pak herë edhe i gjykuar

Festa e birrës atëherë, para 12 vitesh ishte simboli i cdo gjëje të re që e priste qytetin në vijim për tu bërë sot destinacioni turistik numër 1 në vend, bile edhe në gusht, kur “na thërret deti”
Festa e birrës, sot është modeli i festivaleve që po ndodhin kudo dhe sjellin ngado hare, promovim dhe mbi të gjitha prodhojnë ekonomi për qytetet tona. 
12 vjet festa e birrës! Sa shumë!
Vitet vijnë dhe ikin, njerëzit po ashtu. Ato që ngelen janë projektet ... dhe festa e birrës do të jetë përgjithmonë festa e qytetit. 
Beer festival checkin Korca. 8- 12 gusht! Mos e humbni”, ka shkruar Kotelli.

gfhgghj.jpgghjk.jpg

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tinka Kurti siç nuk e keni parë, në kopertinën e revistës 'Ylli'
»
Article Logic
Execution time: 0.044290781021118
array(1) { ["section"]=> string(80) "check-in-korca-nis-sot-festa-e-birres-eventi-me-i-madh-festiv-ne-shqiperi-130478" }