Christian Panuçi i zbraz të gjitha, nga Xhaka e Cikalleshi, deri te formacioni anti-spanjoll: Ndeshje historike për të rritur imazhin e Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 09:32 02-10-2017 Christian Panuçi i zbraz të gjitha, nga Xhaka e Cikalleshi, deri te formacioni anti-spanjoll: Ndeshje historike për të rritur imazhin e Shqipërisë

Christian Panuçi ka dalë në konferencë për shtyp disa ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Spanjës. Trajneri i Kombëtares shqiptare deklaroi:

"Për Xhakën dhe Cikalleshin nuk e kam thënë asnjëherë që nuk do të kthehen në Kombëtare, përkundrazi janë shumë të rëndësishëm. Xhaka e ka kuptuar gabimin dhe do të shohim ç'do të bëjë. Për Cikalleshin e përsërisim që kur nuk zbatohet orari qëndron në shtëpi.

Cikalleshi dhe Xhaka bëjnë pjesë në listën e 32 lojtarëve që janë në fokusin e ekipit kombëtar. Natyrisht janë dy futbollistë mjaft të mirë. Janë rikthyer sërish me grupin dhe si gjithë të tjerët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura.

Mbi të gjitha me Spanjë dhe Italinë janë dy ndeshje të rëndësishme për sa i përket imazhit të Shqipërisë. Janë dy ekipe të forta, më të mira sa ne. Megjithatë futbolli na ka mësuar se mund të bëjmë mirë kur përballesh me dy skuadra të forta. Këto janë ndeshje që përqëndrimi dhe interesi është shumë i madh. Janë ndeshje që i shikon e gjithë bota. Janë takime me krenari dhe dëshirë.

Mbi të gjitha duhet të tentojmë maksimumin, pasi ndeshja nis 0-0. Në të tilla sfida jep maksimumin dhe mund të tentosh të pamundurën përballë këtyre kundërshtarëve. Një rezultat pozitiv do t'i jepte një imazh mjaft të mirë Shqipërisë. Shumë respekt për Spanjën dhe Italinë. Nervozohem kur më thuhet që janë ekipe shumë më të mira se sa ne. Nëse vërtetë është e tillë, ne do t'i japim dorën dhe do të kthehemi në shpi.

Jam duke i parë të gjithë, megjithatë për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme, kam vendosur të mbaj grupin e zakonshëm. Natyrisht e kam të qartë panoramën e lojtarëve në Shqipëri. Pas këtyre dy ndeshjeve do të nisë një epokë e re.

Sabien Lilaj është një lojtar që po e ndjek në mënyrë të rregullt. E kam ndjekur edhe live, por e theksova që dua të mbaj grupin aktual që kam.

Edhe pse Spanja dhe Italia mund të kenë ndonjë lojtar të dëmtuar, homologët e mi flejnë më shumë se mua, pasi kanë shumë futbollistë në dispozicion. Megjithatë ka një grup lojtarësh që mund të përmbushin detyrat edhe pse mungojnë Iniesta, apo situata e vështirë Pikesë.

Nuk e kam vendosur ende formacionin, por vetëm në këto tre ditë do të shoh kush ka uri për të luajtur më shumë. Kam respekt për Spanjën dhe Italinë", tha ai. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Del në rrugët e Napolit me bluzën e Juventus, e pabesueshme çfarë i ndodh (Video)
»
Article Logic
Execution time: 0.026126861572266
array(1) { ["section"]=> string(149) "christian-panuci-i-zbraz-te-gjitha-nga-xhaka-e-cikalleshi-deri-te-formacioni-anti-spanjoll-ndeshje-historike-per-te-rritur-imazhin-e-shqiperise-94412" }