Çifti gazetar nga Shkodra do t’ju surprizojnë, s’janë vetëm të penës…por kanë edhe një rol tjetër

Publikuar tek: kulture-art, më 20:03 16-11-2016 Çifti gazetar nga Shkodra do t’ju surprizojnë, s’janë vetëm të penës…por kanë edhe një rol tjetër Gazetaret, Simon dhe Eliona Shkreli

Simon Shkreli aktori nga Ulqini i cili jeton dhe punon në Shkodër si aktor në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe në disa media në Shqipëri si TV1-Channel në Shkodër dhe ABC NEËS dhe TV Klan në Tiranë, në festivalin e 46 të Teatrit në Ferizaj të marr çmimin Aktori më i mirë për rolin episodik, me shfaqjen “Kandili i Argjandit” nga Martin Camaj dhe në regji të Fatbardh Smajes. 

Por kjo shfaqje rrëmbeu edhe katër çmime tjera ku përkrah me Simon Shkrelin si aktorja më e mirë femër për rol dytësor u shpall bashkëshortja e tij Eliona Shkreli ndërsa Enver Hysni fitoj çmimin e karrierës, ndëra shfaqja “Kandili I Argjandit” mori çmimin e medias, një vlerësim I gazetarëve lokal të Ferizajt.  Në shenjë nderimi për punën dhe vepren e tij regjisori i kësaj shfaqje tashmë i ndjerë Fatbardh Smaja, u dekorua me çmimin e karrierës post- mortum. Smaja vdiq një javë pas premierës së kësaj shfaqje ndërsa nuk arriti të shoh asnjëherë premierën e saj.

Aktori Simon Shkreli i cili është lindur dhe rritur në Ulqin, mbasi mbaron studimet për aktor në Universitetin e Prishtinës, shpërngulet në Shkodër, dhe që nga viti 2006 e këndej ka luajtur në disa shfaqje të cilat në festival të ndryshme kanë marrë cmime dhe vlerësime maksimale nga juritë por edhe njohësit e teatrit. Shfaqja e tij e fundit në Teatrin “ Migjeni” është  “Nënë Tereza kur ishte Gonxhe” nga Bashkim Kozeli, dhe në regji të Merita Smajës. Ndërsa aktualisht është duke punuar në një komedi të Çajupit e titulluar “Pas vdekjes”,  në regji të Andi Begollit. Kjo komedi vjen si bashkëpunim mes Teatrit “Migjeni” dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, në kuadër të festivalit teatror kushtuar Çajuptit.

Bashkim Alaj/ Ulqini-Online

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihni heronjtë e shtegtimit dimëror që vijnë nga fshatrat e thellë me 650 kokë dele për t’i shtegëtuar në zonat fushore
Elona Agolli, vajza e Dritëroit publikon perlën: Para largimit... »
Article Logic
Execution time: 0.02552604675293
array(1) { ["section"]=> string(102) "cifti-gazetar-nga-shkodra-do-t-ju-surprizojne-s-jane-vetem-te-penes-por-kane-edhe-nje-rol-tjeter-59729" }