Çifti i prokurorëve Gashi-Gina ankohen në KPA për vendimin e Arta Markut

Publikuar tek: aktualitet, më 21:28 13-06-2018 Çifti i prokurorëve Gashi-Gina ankohen në KPA për vendimin e Arta Markut

Në fillim të muajit maj, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku pezulloi nga detyra çiftin e prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

 Vendimi i Arta Markut mbërriti pasi Prokuroria e Durrësit nisi ndaj dy prokurorëve një hetim për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Vetë Prokuroria e Durrësit më vonë shpalli moskompetencën për këtë çështje, ndërsa Gashi e Gina akuzuan se ndaj tyre akuzat ishin për inate personale, pasi kryeprokurorja e Durrësit ishte shoqe e Arta Markut.

Çfti i prokurorëve kundërshton vendimin e Arta Markut në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku dy prokurorët kërkojnë rrëzimin e urdhërit të pezullimit të dhënë nga Arta Marku.

Rasti i çiftit të prokurorëve Gina-Gashi do të shqyrtohet nga gjyqtarët Luan Daci, Rezarta Schuetz, ndërsa relatore do të jetë Ina Rama.

Rovena Gashi ka mbajtur postin e sektorit të dekriminalizimit gjatë periudhës kur Prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla. Ajo u transferua si prokurore e thjeshtë pak ditë pasi Arta Marku mori detyrën. Ndërkohë, Dritan Gina ka mbajtur postin e kryeprokurorit në rrethin e Elbasanit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Plagoset me fishekzjarre fëmija 10-vjeç, niset me helikopter drejt Tiranës
Matematika, dalin përgjigjet e sakta të testit të maturës (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.061710119247437
array(1) { ["section"]=> string(79) "cifti-i-prokuroreve-gashi-gina-ankohen-ne-kpa-per-vendimin-e-arta-markut-124279" }