Çifti kryeministror me pushime jashtë vendit, po ashtu edhe çifti Meta-Kryemadhi

Publikuar tek: politike, më 20:27 05-08-2015 Çifti kryeministror me pushime jashtë vendit, po ashtu edhe çifti Meta-Kryemadhi Foto e disa viteve me pare e Edi Rames ne aeroport

Kryeministri Edi Rama nuk është në Shqipëri. Çifti kryeministror gjendet për pushime jashtë vendit, ndërkohë që djali i tyre Zaho nuk është me ta në këtë udhëtim, po me prindërit e dy bashkëshortëve që kujdesen për të në vilën qeveritare në Durrës. 

E ndërkohë që në media vazhdon debati për ndryshimet në buxhet apo uljen e të ardhurave nga taksat dhe tatimet, duket se mungesën e kryeministrit, e zëvendëson më së miri kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka qenë në aktivitet gjatë gjithë këtyre ditëve, madje, sikurse thonë njerëzit afër tij, nuk do të ketë fare pushime për këtë vit.

Kthimi i çiftit Rama do të jetë nesër, por menjëherë sapo të ndalen në aeroport, ata do të nisen në Vilën qeveritare të Dhërmiut. Vetë kryeministri deklaroi në konferencën për shtyp se do të ndiqte djalin e tij Zaho për pushime në Vuno. Vila e Dhërmiut është bërë gati për kryeministrin.

Duket se në Shqipëri nuk është as kryetari i kuvendit Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. Edhe këta kanë shfrytëzuar rastin për të shkuar jashtë, dhe pritet të kthehen në fundjavë në Shqipëri. Por nuk do të qendrojnë gjatë në Tiranë, sepse do të nisen menjëherë drejt Jalit, ku do të ngrihet edhe kampingu një javor i të rinjve të LRI, një eveniment i përvitshëm. Madje, do të ketë arsye të thotë falenderime për të rinjtë Ilir Meta, pasi, partia që drejton u rrit ndjeshëm në këto zgjedhje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për takimin me Bin Ladenin, Berisha: Osama bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri
PD, Halimi: Të vendosur për Reformën në Drejtësi, çdo produkt pa opozitën është fatal për të ardhmen e vendit »
Article Logic
Execution time: 0.030303001403809
array(1) { ["section"]=> string(85) "cifti-kryeministror-me-pushime-jashte-vendit-po-ashtu-edhe-cifti-meta-kryemadhi-17831" }