Çifti në Tiranë ul “tensionin” mes fansave gjermanë dhe italianë

Publikuar tek: sport, më 19:55 02-07-2016 Çifti në Tiranë ul “tensionin” mes fansave gjermanë dhe italianë

Po bëhemi gati të shijojmë finalen e parakohshme të këtij europiani dhe në Tiranë atmosfera për ndeshjen mes Italisë dhe Gjermanisë është vërtetë e këndshme.

Por, ky çift ka vendosur që të ulë atë tension që ekziston mes tifozëve për përballjen e dy prej skuadrave më të fuqishme të Europës. Ata mbajnë mbi shpinë flamujt e dy vendeve dhe kanë mbërritur në “Tirana Fan Zone” për të ndjekur ndeshjen, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve të tjerë të pranishëm atje.

Në të gjithë Shqipërinë tifozët e Italisë dhe Gjermanisë janë të shumtë, ndaj edhe rivaliteti mund të ndihet fare mirë sa herë diskutohet për fituesin e sotëm.

Gjithsesi, gjysmëfinalistin e kësaj ndeshje do e mësojmë vetëm kur arbitri të sinjalizojë mbarimin e saj dhe parashikimet janë që kjo përballje do të jetë e një niveli të lartë. 

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermani – Itali, zbulohen formacionet zyrtare
Europa respekton viktimat e sulmit terrorist të Bangladeshit »
Article Logic
Execution time: 0.019821882247925
array(1) { ["section"]=> string(68) "cifti-ne-tirane-ul-tensionin-mes-fansave-gjermane-dhe-italiane-45341" }